LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ketë ndikim pozitiv në rajon

Pendarovski: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ketë ndikim pozitiv në rajon

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama, në takimin e sotëm shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin dypalësh në mbrojtje në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe riafirmuan interesin e tyre për forcimin, zhvillimin dhe përkrahjen e ndërsjellë, thuhet në deklaratën e kabinetit të Presidentit.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të ketë një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha Pendarovski, duke shprehur gatishmërinë e vendit tonë për të ndarë përvojat e saj me vendet e Ballkanit Perëndimor, aspiratat e të cilëve janë integrimi në Aleancë.

Ai theksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi janë një faktor kryesor në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon.


“Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave midis dy ushtrive në fushën e edukimit dhe trajnimit. Në këtë kontekst, Pendarovski theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për trajnimin e mëtutjeshëm të kadetëve nga Kosova në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski” në Shkup, si dhe të përdorim objektet dhe stërvitjet tona ushtarake për nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thonë nga kabineti i Presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori