Legjenda braziliane, Pele, e ka emëruar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, si lojtarin më të kompletuar në botë tani dhe do të kishte dashur të luante me të.

Ish-superylli i Santosit dhe Brazilit e emëroi Messin, ndërsa pas tij mendon se vijnë Cristiano Ronaldo dhe Neymar si tre lojtarët që ai mendon se janë elitë.


Por, ai rrëfen se i preferuari i tij në këtë treshe është legjenda e Argjentinës, Messi.

“Unë mendoj për Leo Messin. Ai është një lojtar i aftë, jep asistime, pasime, shënon, driblon mirë”, ka thënë fillimisht Pele për Gazzetta dello Sport.

messi 7

“Nëse do të ishim në ekip së bashku, kundërshtarët duhet të shqetësohen për dy lojtarë, jo vetëm për një!”

“Sot, Messi është lojtari më i kompletuar”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/

telegrafi sport app