LAJMI I FUNDIT:
Gjilani -3° clearsky_night

Pëlcet gypi i ujësjellësit, banorët e fshatit Beguncë të Vitisë tash e tri javë ballafaqohen me problemin

Pëlcet gypi i ujësjellësit, banorët e fshatit Beguncë të Vitisë tash e tri javë ballafaqohen me problemin

Banorët e fshatit Beguncë të Vitisë, tash e tri javë po përballen me një problem të furnizimit me ujë të pijshëm, pasi një gyp i rrjetit të ujësjellësit ka pëlcitur në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga komuna dhe kompania përgjegjëse për ujësjellësin, për të rikthyer normalitetin në furnizimin me ujë dhe për të shmangur dëmet e mëtejshme infrastrukturore dhe higjienike në këtë zonë.

Ismet Dalipi, banor në këtë fshat, ka thënë se askush nga komuna nuk ka intervenuar në sanimin e defektit dhe se sipas tij, prishjet e tilla janë të shpeshta.


“Ka gati tri javë që kur ka përlcitur gypi i rrjetit të ujit, deri tani askush nuk ka intervenuar në sanimin e defekti. Rrjeti u ujit është pa menaxhim, ky është ujësjellësit qe e kemi qe 12 vite për çdo lagje të fshatit që vjen prej malit. Pëlcitjet janë të shpeshta, tash edhe afalti ka filluar me u prish nga rrjedhat e ujit dhe humbjet janë të mëdha”, ka thënë Dalipi, duke theksuar se i kanë vendosur edhe orëmatësit, por që sipas tij, rrjeti nuk ka kaluar në menaxhimin nga institucionet.

Ai shtoi se e kanë njoftuar komunën për problemin me të cilin po ballafaqohen tash e disa javë.

Ndër të tjera, Dalipi thekson se meqë ujin nuk e kontrollon askush nuk mund ta përdorin për pije.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Viti, thanë se do të merren me sanimin e këtij defekti por nuk kanë treguar se a kanë ndonjë plan sa i përket çështjes së ujësjellësit në këtë fshat.

Siç thonë banorët, ujësjellësi në këtë lokalitet të Vitisë, ishte ndërtuar vite më pare, por KRU “Hidromorava” nuk e ka marrë asnjëherë në menaxhim pasi nuk i plotëson kushtet. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Lajme
Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat

Amerika
Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Ekonomi
Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Lajme
Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Lajme
Kalo në kategori