E konfirmon Policia: Pako e dyshimtë është gjetur në oborrin e Spitalit të Pejës

0Shares

E plotësuar: Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar për Telegrafin se në oborrin e Spitalit Regjional të Pejës është gjetur  një pako e dyshimtë.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës është njoftuar nga sigurimi i Spitalit për këtë mjet të dyshimtë.

“Rreth orës 10 e 56 kemi marrë informatën dhe njësitet tona kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk mund të themi më shumë se keq. Për detaje do të ju informojmë më vonë”, ka theksuar Rugova.

Po ashtu vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit.  /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)
T'fundit nga rubrika