Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e zgjedhjeve lokale në Pejë.

Sipas të dhënave të deritanishme, 120 vendvotime janë procesuar nga gjithsej 140, që përbën 85.71% të totalit.


Kryetari aktual dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, prin me 46.08% të votave, ose 16,255 vota.

Pas tij renditet Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje! me 28.51% (10,058 vota) dhe Ali Berisha nga AAK me 17.98% (6,343 vota).

Kandidatët e tjerë morën përqindje më të ulëta:

Arta Nallbani (PDK) – 4.57% (1,611 vota)
Jeton Abazaj – 1.15% (407 vota)
Senad Dacić (NDS) – 0.71% (251 vota)
Reshat Nurboja (Alternativa) – 0.66% (234 vota)
Vehbi Avdullahaj (NISMA) – 0.19% (67 vota)
Gani Veselaj – 0.14% (50 vota)

Përditësuar më 12.10.2025, ora 22:09.