LAJMI I FUNDIT:

Pejë, asgjësohen 1,178 kg mish, arrestohen dy persona

Pejë, asgjësohen 1,178 kg mish, arrestohen dy persona
Foto ilustruese

Policia e Kosovës  ka arrestuar dy të dyshuar në Pejë për veprën penale ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim i artikujve te dëmshëm ushqimorë’.

Ata po ashtu e kanë bastisur  mishtoren “Qingji”  me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kilogramë mish i cili nuk kishte vula të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.


Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, më datë 7 shkurt 2020 rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

Gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1,178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit. Mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë.

Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë, A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregulltë.

Po ashtu me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri(3) gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vule te AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt. Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori