LAJMI I FUNDIT:

Peja rikthehet tek fitoret pas tri humbjeve radhazi

Peja rikthehet tek fitoret pas tri humbjeve radhazi

Pas tri humbje radhazi, Peja ka shënuar fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në shtëpi me rezultat 91:75 (22:20, 19:15, 31:24, 19:16), në javën e 11-të të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, por pranë rezultatit 14:17, vendasit hyjnë në një seri të suksesshme për 22:17, derisa çereku i parë përfundon 22:20. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 41:32, derisa pjesa e parë përfundoi 41:35.

Edhe në pjesën e dytë, kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë dhe fituan në fund 91:75.


Te Peja më i miri ishte Justin Davis me 33 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dallua Chris Harris me 14 pikë e 11 kërcime.

Pejanët kanë tetë fitore e tri humbje, kurse therandasit gjashtë fitore e pesë humbje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori