LAJMI I FUNDIT:

Peci dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian flasin për zhvillimin bujqësor

Peci dhe Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian flasin për zhvillimin bujqësor

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci e ka mirëpritur të premten në një takim zyrtar Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar mbi aspekte të ndryshme të zhvillimit bujqësor, duke përfshirë praktikat e qëndrueshme të bujqësisë, qasjen në tregun evropian, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin rural.

Sipas njoftimit të ministrisë, Peci ka theksuar rëndësinë e sektorit të bujqësisë në ekonominë e Kosovës, me ç’rast “ka vënë në dukje përkushtimin e qeverisë për modernizimin dhe përmirësimin e praktikave bujqësore”.


“Shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e marrë nga Bashkimi Evropian dhe njëherit ju siguroj për synimin e qeverisë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim. Në cilësinë e Ministrit të Bujqësisë shpreh vullnetin tonë për angazhim me qëllim të avancimit të sektorit përmes praktikave më të mira evropiane”, ka deklaruar ai.

Nga ana e tij, thuhet se Zv. Presidenti Wieland ka lavdëruar progresin e arritur nga Kosova në sektorin e bujqësisë dhe ka vënë në pah potencialin e saj për zhvillim të mëtejshëm. Ai njëherit ka theksuar gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të bashkëpunuar me Kosovën në fusha të ndryshme, si: ngritja e kapaciteteve, transferimi i njohurive dhe lehtësimi i qasjes në tregjet e BE-së.

“Tutje, takimi i Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci me Zv. Presidentin Wieland shënon një hap pozitiv drejt forcimit të lidhjeve sektoriale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai reflekton angazhimin e përbashkët të të dy entiteteve për zhvillim të qëndrueshëm, inovacion dhe rritje ekonomike në sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, thuhet në komunikatën oër media të ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori