LAJMI I FUNDIT:

Pecakov: Komuna e Ohrit nuk ka para për kërkesat e UNESCO-s

Pecakov: Komuna e Ohrit nuk ka para për kërkesat e UNESCO-s

Pushteti lokal në Ohër nuk ka para për ta zhvendosur deponinë afër Bukovës, ku mblidhen mbeturinat e Ohrit. Një nga rekomandimet kryesore të UNESCO-s ishte zhvendosja e deponive të Ohrit dhe Strugës deri në vitin 2020. Kjo do të thotë se kërkesa e Organizatës Botërore për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore nuk do të realizohet në kohën e duhur.

“Ky është një problem i madh, të cilin ne si komunë vështirë se do ta zgjidhim. Nëse e zhvendosim deponinë në Bukovë duhen rreth 14 milionë euro sipas madhësisë së projekteve. Numri është serioz. Bashkë me obligimet aktuale, vetëm borxhi i komunës është rreth 13 milionë euro, kurse buxheti vjetor i komunës së Ohrit është rreth 10 milionë euro…”, deklaroi Kiril Pecakov – Kryetar i Komunës së Ohrit.

Në Bukovë çdo ditë sillen 90 tonë mbeturina nga më të ndryshmet, ndërsa gjatë verës edhe disa herë më shumë. Qytetarët e Ohrit dhe qytetarët e fshatrave përreth duket se po mbyten për një kohë të gjatë në tymin që shpesh del për shkak të zjarreve të shpeshta në deponinë.


Ndryshe, kanë mbetur vetëm tre muaj deri në shkurt, afati i dhënë nga UNESCO që autoritetet lokale dhe qendrore të dorëzojnë raporte për punën e bërë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori