LAJMI I FUNDIT:

PDSH: S’kemi ofertë serioze nga partitë shqiptare

PDSH: S’kemi ofertë serioze nga partitë shqiptare

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e Kryesisë Qendror që u mbajt në Tetovë zgjodhi organet e reja partiake si dhe kryetarët e këtyre organeve.

Janë formuar tetë reparte dhe 22 komisione, dhe me këtë përfundon organizimi partiak për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetje të gazetarëve rreth koalicioneve parazgjedhore, nënkryetarja Fatmire Isaku para gazetarëve theksoi se partia mban ende qëndrimin e kryetarit të saj, Meduh Thaçi i cili në dhjetor tha se me partitë tjera nga blloku shqiptar nuk ka bazë për bashkëpunim.


“Për momentin s’kemi ndonjë ofertë serioze, do të shohim gjatë ditëve të ardhshme”, tha Fatmira Isaku.

Ndryshe, PDSH formoi tetë departamente edhe atë: Departamenti për çështje sociale, shëndetësi dhe zhvillim rural, Departamenti i politikës së brendshme, Departamenti juridik, Departamenti i arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, Departamenti i marrëdhënieve me jashtë, Departamenti ekonomik, Departamenti i marrëdhënieve me publikun si dhe Departamenti organizativ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori