LAJMI I FUNDIT:

PDK: Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti janë skandaloze, do t’i diskutojmë në seancën e radhës në Kuvend

PDK: Vendimet e fundit të Qeverisë Kurti janë skandaloze, do t’i diskutojmë në seancën e radhës në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me vendimet për shtesat ndaj personelit shëndetësor dhe pensionistëve.

Duke i quajtur skandaloze dhe të ngutshme këto vendime, deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu tha se seancën e ardhshme të Kuvendit do të kërkojnë që të stimulohet financiarisht mjekët, infermierët, policët dhe pensionistët.


“Ne si PDK e kemi marrë me shumë shqetësim këtë vendim të Qeverisë Kurti dhe e konsiderojmë skandaloz, të ngutshme ndaj heronjve të pandemisë. Mjekëve dhe punëtorëve shëndetësorë dhe gjyshërve tanë, të cilët fatkeqësisht kanë qenë më të rrezikuarit në këtë kohë të pandemisë. Vendimi i kryeministrit Albin Kurti për të ulur shtesat për mjekët dhe infermierët 50 për qind nga 300 në 150 euro, si dhe për të ndarë vetëm 100 euro për stafin teknik vetëm 100 euro është jo i drejtë dhe i papranueshëm… Shprehim shqetësimin lidhur me vendimin tjetër të qeverisë për uljen e shtesave të pensionistët nga 120 në 100 euro, marrë parasysh shpenzimet për barna që i ka kjo kategori dhe është më e rrezikshme se grup moshat tjera”, u shpreh ajo.

Përmes një konference për medie, Zejnullahu tha se qeveria ka dështuar të mbështet punëtorët dhe bizneset që janë afektuar nga masat restriktive dy javët e fundit.

“Qeveria Kurti me vetëdije po e çon drejt kolapsit vendin tonë. Po humb vende pune dhe po rrezikon mijëra familje”, tha ajo.

Sipas saj, në seancën e së hënës do të kërkojnë përmes rezolutës të mbështeten financiarisht kategoritë e rrezikuara nga COVID-19.

“Me këtë logjikë, Qeveria Kurti po i lë pa përkujdesje shtetërore mjekët, punëtorët shëndetësorë e pensionistët, si disa nga kategoritë më të rrezikuara nga pandemia. Në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së ku do të diskutohet pikërisht për situatën e pandemisë do të kërkojmë që kategoritë e rrezikuara të stimulohen dhe mbështeten financiarisht, duke përfshirë mjekët, punëtorët shëndetësorë, pensionistët, policë”, tha Zejnullahu.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori