Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, prezantoi një rezolutë përmes të cilës do t’i kërkohet Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i Këshillit të Evropës, të iniciojë një hetim nga ana e këtij mekanizmi lidhur me fshehjen e varrezave masive që po bëhet nga Serbia.
Tahiri tha adresa e mbi 1 mijë e 600 civilëve shqiptarë që ende konsiderohen të zhdukur është ushtria dhe policia e regjimit serb.
Ai u shpreh se përpjekja sistematike e Serbisë për të fshehur krimet e veta ndaj civilëve shqiptarë dhe fshehja e varrezave masive është krim i dyfishtë apo super krim.
“Adresa e kësaj zhdukjeje është ushtria dhe policia e regjimit serb, ata duhet të kërkohen sepse për zhdukjen e tyre qytetarët tanë kanë pasur ndërmarrje masive operacionale që kanë nisur me ndarjen dhe mbajtjen e tyre, me ekzekutimin, transportimin e kufomave dhe në fund me varrosjen në varre masive. Nëse jo për çështje të tjera, së paku për humanizëm do të duhej që Serbia të reflektonte dhe të bashkëpunonte për të identifikuar varrezat masive, por ata nuk e kanë bërë dhe nuk po e bëjnë as pas dy dekadash. Jo vetëm që nuk e kanë bërë bashke kohanikët e Millosheviqit dhe të aparatit të tij, por as pasuesit e tij Tadiqi, Nikoliqi e Vuçiqi. Pra janë ndërruar shtatë kryeministra e tre presidentë që nga ajo periudhë në Serbi dhe të gjithë vazhdojnë t’i fshehin këto krime”, tha ai, raporton KP.
Tahiri në emër të Partisë Demokratike të Kosovës ka propozuar në fund të këtij debati të votohet një rezolutë, përmes të cilës i kërkohet Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës të iniciojë një hetim nga ana e këtij mekanizmi lidhur me fshehjen e varrezave masive që po bënë Serbia.
“Një rezolutë për t’i kërkuar Republikës së Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Evropës që të iniciojë një hetim nga ana e Këshillit të Evropës lidhur me fshehjen e varrezave masive që po bënë Serbia. Meqë nuk jemi anëtar i këtij mekanizmi duhet të bëjmë një hap konkret përmes Shqipërisë që ta adresojë këtë çështje sa më parë dhe me seriozitet të plotë. Nuk ka asnjë arsye që një iniciativë e tillë mos të ndërmerret në Këshill të Evropës nga ana e Shqipërisë. Nuk ka rehabilitim me Evropën e bashkuar pa i rehabilituar fillimisht dhembjet që janë shkaktuar dhe të cilat po përpiqen t’i fshehin nga kujtesa e saj. Për çështjen e të zhdukurve duhet të bëjmë prioritet absolut dhe ta shtrojmë në nivel të hetimit evropian, prandaj përtej çdo dallimi ju ftojë që të punojmë në këtë drejtim”, tha ai.
Deputeti Tahiri tha se Qeveria e Kosovës me pranimin e 1 mijë e 600 testeve nga Vuçiqi e Daçiqi, sipas tij e kanë nxjerrë fytyrën humaniste të këtyre dy, siç i ka quajtur ai, kriminelëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja