Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot zgjedhjet e brendshme në tri degë të saj, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re.
Pas përmbylljes së suksesshme nëpër dhjetëra nëndegë, PDK ka përmbyllur zgjedhjet për zgjedhjen e strukturave të brendshme në degët e Istogut, Fushë Kosovës dhe Graçanicës.
Në procesin zgjedhor në degën e Istogut, kryetar është zgjedhur Lulzim Shoshi, në një garë fer dhe demokratike në mes të tre kandidatëve.
Po ashtu, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i përbërë nga 71 anëtarë dhe delegatët për Konventën Zgjedhore të PDK-së.
Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli.
Ai tha se PDK në nivel vendi po fuqizohet nëpërmjet procesit të brendshëm zgjedhor. Po ashtu, Xhemajli ka thënë se PDK gjatë këtij procesi po rritet dhe fuqizohet edhe më shumë.
Ndërsa, në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Fushë Kosovë, 131 delegatët pjesëmarrës zgjodhën me shumicë votash Rrahim Tërnavën për kryetar dege dhe 55 anëtarë për Këshillin Drejtues të degës.
Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi, i cili tha se PDK edhe në Dekadën e Re do të jetë parti lidere e cila do t’u prijë reformave për integrimet euro-atlantike të vendit.
Ndërsa në kuvendin zgjedhor të degës së PDK-së në Graçanicë, kryetar i degës me shumicë votash, është zgjedhur Artan Ismajli.
Partia Demokratike e Kosovës, në procesin e brendshëm zgjedhor deri tani ka mbajtur rreth 700 kuvende të nëndegëve nga 1200 sa i ka gjithsej, ndërsa procesi zgjedhor ka përfunduar plotësisht në 14 degë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Komisioni Kombëtar i UNESCO-s po kërkon dokumentacionin për ndërtimin e hotelit në Goricë
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak