LAJMI I FUNDIT:

PDK në mbështetje të Thaçit e Veselit, Serbia ka qenë agresore dhe kryese e krimeve makabre dhe gjenocidit në Kosovë

PDK në mbështetje të Thaçit e Veselit, Serbia ka qenë agresore dhe kryese e krimeve makabre dhe gjenocidit në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës, sot, ka mbajtur takimet me Kryesinë, Grupin e saj Parlamentar dhe kryetarët e degëve. 

Përmes një komunikate thonë se publikimi i paprecedent i pretendimeve për aktakuzë për dy nga themeluesit e UÇK-së, dy personalitetet kryesore të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kryetarit të partisë, Kadri Veseli dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, është veprim kundërthënës.


Sipas tyre, veprimi i tillë është shumë negativ dhe shqetësues për mungesën e paanësisë së domosdoshme dhe abuzim i pushtetit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar duke lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon.

PDK është e bindur se populli shqiptar ka qenë në anën e duhur të historisë, se lufta e popullit tonë e udhëhequr nga UÇK-ja ka qenë e drejtë, e pastër dhe një luftë mbrojtëse çlirimtare, prandaj edhe fitoi zemrat e gjithë botës perëndimore që u bashkuan në përpjekjet e popullit tonë për liri e pavarësi.

“Nuk mund dhe nuk do të lejohet të ndryshohet historia. Serbia ka qenë agresore dhe kryese e krimeve makabre dhe gjenocidit në Kosovë”, thuhet më tej.

“Ky është një moment vendimtar për të siguruar një mbështetje gjithëpërfshirëse në realizim të nismës së Kryetarit Veseli për riaktivizimin dhe intensifikimin e përpjekjeve të Kosovës për drejtësinë tranzicionale, forcimin e memories kolektive dhe gjetjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të kriminelëve që kanë masakruar civilët shqiptarë.

Kjo sfidë nuk do të lejohet as ta ndalë, as ta ndajë, as ta dobësojë Kosovën dhe të ardhmen e saj. Orientimi euroatlantik i Kosovës dhe miqësia e përhershme me SHBA-në, do të mbesin prioritetet e përhershme të shtetit tonë dhe angazhimi i përditshëm i PDK-së.

Ne ju bëjmë thirrje strukturave drejtuese të partisë, anëtarësisë, qytetarëve dhe të gjitha partive politike që të shfaqin maturi dhe solidaritet, në mënyrë që së bashku ta mbrojmë luftën tonë të drejtë dhe interesin e shtetit tonë”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori