Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vlerëson se buxheti i vitit 2023 i miratuar dy ditë më parë në Kuvend, është jo zhvillimor dhe diskriminues.
Deputeti nga kjo parti, Elmi Reçica përveç që ka pasur kritika për buxhetin, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për ndarje jo të drejt buxhetore dhe dështimin e një projekti për rajonin e Ferizajt.
Deputeti Reçica, një në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ministri Murati qëllimisht e ka dështuar një marrëveshje ndërkombëtare me Hungarinë për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.
Mes dy leximeve, PDK propozoi 37 amendamente për buxhetin 2023, një prej tyre edhe për ndarjen e mjeteve për impiantin e Ferizajt, por që asnjë prej këtyre amendamenteve nuk ka kaluar gjatë shqyrtimit në seancën e fundit.
“Unë kam pasur 6 amendamente, edhe një për komunën e Vitisë, që është më i diskriminuari. Në amendamentin 14 kam parashtruar një nevojë të domosdoshme në formë të amendamentit për një impiant, për trajtimin e ujërave të zeza.
Është rajoni i Ferizajt që është një nga shtatë regjionet, që është tatimpaguesi i dytë në Kosovë pas komunës së Prishtinës dhe nuk ka asnjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Për këtë kam kërkuar që të ndahen mjete buxhetore meqë ato mjete inkasohen nga komuna e Ferizajt, përmes taksave dhe tatimeve dhe kontributeve të tjera, të ndahen 42 milionë euro.
Dhe duke pasur parasysh që ne kemi pasur një marrëveshje me qeverinë hungareze në vlerë prej 62 milionë eurosh, marrëveshje e cila brenda saj ka pasur edhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, dhe kjo qeveri dhe ky ministër, Hekuran Murati, qëllimisht e ka dështuar këtë marrëveshje vetëm për arsye politike. Ai ka edhe përgjegjësi personale për shkak të dështimit të asaj marrëveshje”, thotë ai.
Deputeti Reçica thotë se ka vërtetuar me të gjitha dokumentet në institucionet përkatëse, se ministri Murati nuk ka treguar drejt për dërgimin e notës verbale për shtyrjen e afatit të kredisë me qeverinë e Hungarisë.
“Këtu del që ai (ministri Murati) nuk i ka shkruar letër qeverisë hungareze. Ai i ka shkruar një letër të thjeshtë, pa notë verbale. Dhe natyrisht afati i kredisë ka kaluar, këto janë edhe email-t….
Pastaj, unë iu kam drejtuar edhe Agjencionit për Informim dhe Privatësi, që më ka dhënë të drejtë që ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e ka folur të vërtetën kur unë i kam kërkuar përmes pyetjes parlamentare për marrëveshjen me qeverinë e Hungarisë. Kështu që tash meqë ai ka bërë këtë veprim siç e ka bërë, kam kërkuar që së paku me anë të këtij buxheti mbi 3 miliardë euro, të ndahen mjete buxhetore prej 42 milionë eurosh për financimin e impiantit”, thotë ai.
Deputeti nga Ferizaj, Reçica ka treguar për kushtet e kredisë që kanë qenë me qeverinë e Hungarisë dhe për mos votimin e këtij amendamenti mes dy leximeve për buxhetin që parasheh ndërtimin e impiantit në Ferizaj.
“Ka qenë një marrëveshje me qeverinë hungareze me një kredi zero interes prej 62 milionë eurosh, prej tyre 42 milionë euro kanë qenë të parapara për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Ministri Hekuran Murati e ka dështuar për qëllime politike atë marrëveshje.
Ka skaduar afati i kredisë, qeveria hungareze ka kërkuar vetëm një letër zyrtare për ta shtyrë afatin e kredisë, dhe pastaj me shtyrjen e afatit të kredisë, kishin dalë organet kompetente ose ata që merren me çështjen konkrete të impiantit dhe pastaj kishin filluar investimet. Kjo, është ajo që (ministri Murati) e ka humbur projektin qëllimisht, ndërsa tash nuk e ka votuar e as futur projektin në buxhetin për vitin 2023. Dhe amendamentin e 14 që unë e kam propozuar dhe 11 deputetë të tjerë të regjionit të Ferizajt, ministri i Ferizajt dhe partia e tij nuk e kanë votuar atë”, theksoi ai.
Reçica nga PDK, kritikoi pushtetin edhe për ndarjen jo të drejtë të buxhetit për investimet kapitale nëpër komuna.
“Është edhe një çështje tjetër që e bënë diskriminues këtë buxhet. Për komunat e Vetëvendosjes, janë diku 52% të mjeteve për investimeve kapitale për ato tri komuna. Këto tri komuna të udhëhequra nga VV i kanë vetëm 9 për qind të territorit dhe 8 për qind të popullsisë Kurse 48% e mjeteve për investimeve kapitale janë për krejt komunat e tjera të Kosovës. Është një diskriminim që nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje”, thotë ai.
Projektbuxheti për vitin 2023 në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro është miratuar enjten në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?