LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca e Kuvendit

Përplasje, akuza e kundërakuza mes pushtetit e opozitës – gjithçka nga seanca e sotme e Kuvendit

Përditesuar 20/04/2023 10:36

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me debate lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Opozita e ka quajtur skandal të madh një gjë të tillë, derisa ka akuzuar pushtetin se po ndërhynë në sistemin e drejtësisë, duke iu referuar deklaratave të djeshme të bëra pas zhvillimeve që ndodhën në KEK.


Partia Demokratike në nisje të seancës kërkoi që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK.

Por kjo kërkesë e tyre nuk mori mbështetje nga deputetët.

Seanca ka vazhduar me debate të ashpëra pozitë-opozitë, derisa partitë opozitare kanë lëshuar seanën.

Më poshtë mund të gjeni të gjeni të gjitha deklaratat, debatet dhe përplasjet që kanë ndodhur gjatë seancës së 20 prillit 2023. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 12:54:07" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 12:54" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 12:54

LDK e quan KEK-un, Korporata Energjetike e Korrupsionit

Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka quajtur KEK-un, Korporata Energjetike e Korrupsionit.


Visar Azemi, koordinator i departamentit të energjisë të LDK-së, gjatë konferencës së sotme tha se dje, ra në pranga njeriu që kryeministri Albin Kurti e instaloi në krye të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili shërbente si drejtues i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Njeriu i Kurtit që u zgjodh në krye të KEK-ut në mesin e 34 kandidatëve dje u arrestua për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim të ndikimit” dhe “Konflikt i interesit”.

Ky arrestim vjen pas gati dy viteve të Nagip Krasniqit në krye të kësaj ndërmarrjeje, që janë dy vite të Kosovës të thelluar në krizë energjetike dhe dyshimeve të parreshtura për keqpërdorime e abuzime në sektorin e energjisë. Sipas raportimeve ne medie, ai sot po hetohet për tenderin në vlerë 3.4 milion euro që ia dha një biznesi pas një negocimi për vetëm 6 ditë. Për më tepër, njeriu i Kurtit, Nagip Krasniqi përflitet që kishte qëndruar në një vizitë në Zagreb me Martin Berishaj në 2022 së bashku me një tregtar të energjisë elektrike që ngrite dyshime për marrëveshje të tregtimit të energjisë elektrike”, tha Azemi.

Ai shtoi se me Martinin mikun e Kurtit, emri i të cilit prej muajsh po lakohet edhe në mediat e rajonit për një aferë korruptive që lidhet me sektorin e energjisë e për transaksione milionëshe të dyshimta.

“Janë dy njerëz të Albin Kurtit që përfliten, dyshohen e hetohen për raste korruptive e për dëmtimin e buxhetit të Kosovës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. E Qeveria vazhdon t’i mbrojë këta dy, përderisa vazhdon t’i sulmoj institucionet e pavarura të Republikës së Kosovës. Pra, gjatë këtyre dy viteve kjo Qeveri përveç që ka treguar që është plotësisht e paaftë të menaxhojë, ata janë duke i shkaktuar Kosovës dëme milionëshe siç janë rastet: – vendimi për t’i nda 100 milionë euro për t’i mbuluar shpenzimet e konsumatorëve në veri”, u shpreh tutje Azemi.

LDK ka theksuar se me zvarritjen e remontit të bllokut A5 të Kosova A e duke importuar energji nga jashtë me çmime tepër të larta, e gjithë kjo dukej si paaftësi e këtij pushteti, i cili s’ka bërë as edhe një hap për të investuar në kapacitete të reja prodhuese.

“Dy shokët dhe bashkëpartiak të Albin Kurtit sot janë nën llupën e drejtësisë, kurse Albin Kurti hesht, derisa partia e tij po i shpallin luftë institucioneve pse po hetojnë aty ku ka dyshime për afera të mëdha korrupsioni. Megjithatë, Prokuroria dhe krejt organet përgjegjëse duhet me këmbëngulje t’i shkojnë deri në fund hetimit. Të gjitha këto dyshime për skandale e korrupsion milionësh ku përfshihen miq e bashkëpunëtorë të Kurtit, duhet të zbardhen. Drejtësia s’ka pse i frikësohet Albin Kurtit”, ka deklaruar Azemi./Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 12:22:48" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 12:22" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 12:22

Gashi, Kurtit: Deklaratat tuaja sot, janë sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë

Shefat e Grupeve Parlamentare nga partitë opozitare janë rikthyer përkohësisht në seancë, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri filloi monolog mashtrimi pasi që e pa që opozita nuk është në seancë. Gashi tha se kjo qeveri ka tentuar ta kap sistemin e drejtësisë, dhe se deklaratat e sotme të kryeministrit janë sulm direkt mbi këtë sistem.

“Kryeministrit po ja them disa fakte që ti ketë parasysh. Prokuroria nuk mundet me ngrit akuza në bazë të informatave të Agjencisë së Inteligjencës, askund në botë nuk ngrit. Sa për kapjen e sistemimit të drejtësisë z,kryeministër nga gjithsejtë rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë. Po ti caktoj kur, 23 gjyqtarë janë emëruar më 25 janar 2021,  29 gjyqtarë janë emëruar më 7 prill 2023, 48 gjyqtarë janë emëruar më 8 korrik”, tha Gashi.

Ai më tej shtoi se prej 210 prokurorëve në qeverisjen e Kurtit janë emëruar 29 prokuror.

“Keni tentu me kap sistemin prokurorial dhe gjyqësor duke vepruar në mënyrë jo kushtetuese me KPK-në. Ato që thatë këtu janë sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë. Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Presidentja nuk kanë të drejtë me u përfshi në çështjet e drejtësisë, ai është sistem i pavarur kushtetues dhe nëse përzihen bëjnë puc institucional dhe ti sot e paralajmërove atë”, tha Gashi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 12:22:11" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 12:22" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 12:22

Haradinaj, Kurtit: Mbaje anën e ligjit dhe drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të enjten, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta mbajë anën e drejtësisë dhe ligjit.


Para deputetëve, ai ka thënë se nuk është besnikëri të mbash pozicion të gabuar kur bëhet fjalë për interesin e përgjithshëm.

Këto deklarime Haradinaj i ka bërë teksa ka folur për arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës.

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut rikthen përplasjet pozitë-opozitë, ashpërsohet diskursi politik
Lexo po ashtu Arrestimi i drejtorit të KEK-ut rikthen përplasjet pozitë-opozitë, ashpërsohet diskursi politik

“Për me ecë përpara duhet me qenë i gatshëm edhe për sakrifica. Udhëheqësit e zotë e dinë që i bjen nëse dikush nga radhët tua ka shkel ku s’duhet duhet me ia tregu vendin. Me dhimbje po e them, po duhet me ja tregu vendin. Nuk besoj se është lojalitet me marr pozicion të gabuar në interes të përgjithshëm.

Ne në luftë kemi lënë njerëz, rrugës na janë vrarë e na janë plaguar për çështjen tonë kombëtare. E sot e lus kryeministrin ta merr anën e drejtësisë dhe ligjit. Lus institucionet e Kosovës mos e bëni këtë gabim”, është shprehur i pari i AAK-së.

Mesditën e së mërkurës Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet tjera shtetërore filloi një aksion të gjerë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe dy banesa private që rezultuan të jenë në pronësi të Nagip Krasniqit – drejtor i KEK-ut.

Pas aksionit, Prokuroria Speciale njoftoi se është arrestuar Nagip Krasniqi nën dyshimet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, drejtori i KEK-ut dyshohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 12:10:29" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 12:10" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 12:10

Murati përplaset me opozitën lidhur me Projektligjin për Tatimin në Pronë

Miratimi në Komisionin për Buxhet i Projektligjit për Tatimin në Pronë, ku qytetarëve do t’u falen 100 euro nga faturat, ka nxitur përplasje në Kuvendin e Kosovës.


Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri kërkoi nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati që të tregojnë se pse e kanë marrë këtë vendim.

“A ka mundësi me na tregu pse po doni mi bankrotua komunat me ligjin për faljen e Tatimit në Pronë, 40% të buxhetit të vitit të ardhshëm për të hyra vetanake po dëshironi me ua humb. Po ju duket qesharake është turp që po qeshni, a është synim politik me i bankrotua komunat apo çka. Nëse doni me fal tatimin në pronë subvencione”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se “nëse është vendim politik ne do ti përdorim të gjitha mekanizmat për ti ndalë këto”.

Pas kësaj është përgjigjur ministri Hekuran Murati. Murati ka thënë se Projektligji për Tatimin në Pronë ka ardhur si rezultat i kërkesës nga ky paralamet.

“Ka qenë pikërisht opozita që ka kërku të lehtësohet barra e qytetarëve sa i përket Tatimit në Pronë. Pas diskutimeve që kemi pas në Komisionin për Buxhet ka ardh ky Projektligj. Kërkesa dhe propozimi për faljen deri në 100 euro të faturave të secilit qytetar ka rrjedhë pas diskutimeve që janë ngrit nga deputetët opozitarë”, tha Murati.

Ministri shtoi se nuk është synimi që të bankrotojnë komunat, përkundrazi për vitin e ardhshëm parashihet rritje e buxhetit për komunat.

“Sa i përket të hyrave vetanake ajo çështje është rregulluar me nenin dhe me amendamentin që ka propozu LDK. A e kanë bërë mirë apo gabim mund ta vlerësoni edhe ju, nëse nuk kanë ditë me shkru qysh duhet le t’na tregojnë dhe e shqyrtojmë gabimin”, tha Murati. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 12:05:33" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 12:05" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 12:05

Pas LDK-së edhe PDK e AAK lëshuan seancën, por u rikthyen kur erdhi Kurti – Tahiri: Shkarkoni bordin e KEK-ut dhe kryeshefin e saj

Pas deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), edhe dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.


Mirëpo, në momentin që kryeministri i vendit erdhi në seancë dhe mbajti një fjalim para deputetëve të mbetur në Kuvend, Abelard Tahiri nga PDK dhe Arben Gashi i LDK-së u kthyen në seancë.

Tahiri kërkoi nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të shkarkoj menjëherë bordin e KEK-ut dhe kryeshefin e saj.

“Ne e lëshuam sallën para se të vini ju, pasi kërkuam një debat parlamentar me ministren. Kërkojmë nga ju si kryeministër ta mblidhni qeverinë dhe ta shkarkoni bordin e KEK-ut dhe të kryeshefit të KEK-ut që po mbahet në burg. Kërkojmë menjëherë ta shkarkoni kryeshefin e KEK-ut”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 11:51:15" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 11:51" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 11:51

“Puç institucional”, LDK lëshon seancën e Kuvendit në shenjë revolte ndaj sjelljes së ministrit Murati

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.


Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur të papërgjegjshme sjelljen e ministrit të Financave, Hekuran Murati që sipas tij me çdo kusht po tenton ta marrë buxhetin e komunave.

“Paaftësia dhe qëllimi i tij i keq po na sjell në një situatë ku ne refuzojmë që të komunikojmë me të, prej sot grupi parlamentar i LDK-së nuk merr pjesë në asnjë votim në seancë, nuk merr pjesë në votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk merr pjesë në votim në komisione dhe do ta shqyrtoj shumë shpejt edhe çështjen e marrjes pjesë në votim në Kryesi sepse është puç institucional kapja e buxhetit të komunave që janë të hyra vetanake”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se sjellja tekanjoze e ministrit Murati me qëllim ofendimi, përftimi dhe bllokimi për ne është e palejueshme dhe nuk mundemi me u sjell sikur nuk po ndodh asgjë.

“Ne si Grup Parlamentar për sot e lëshojmë seancën”, tha Gashi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 11:33:40" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 11:33" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 11:33

Rizvanolli për bastisjen dhe arrestimin në KEK: Si ministri nuk kemi pasur asnjë informacion zyrtar

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli në seancën e sotme të Kuvendit ka folur rreth arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.


Rizvanolli tha se si ministri nuk kanë pasur asnjë informatë zyrtare.

“Ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehim dhe do të jemi në kontakt me bordin për zhvillimet e atje”, tha Rizvanolli.

Ministrja tutje foli për menaxhimin e krizës energjetike, derisa lavdëroj punën e KEK-ut.

“Kriza energjetike në Kosovë është menagjuar me efekte minimale të konsumatorët kjo falë edhe angazhimit të punonjësve të KEK-ut , bordit me Skender Hazirin në krye dhe kryeshefit ekzekutiv Nagip Krasniqi.

KEK si ndërmarrje publike ka luajtur rol të rëndësishëm në menagjimin e krizës. KEK gjatë vitit 2022 ka realizuar planin e prodhimit në masën 97.6% duke prodhuar 5 mijë e 680 gigavat orë. Termocentrali Kosova A ka realizuar 96% të planit, kurse Kosova B ka realizuar 99% të planit” tha ministrja.

Rizvanolli ka thënë se uron që Prokuroria të veprojnë kështu edhe për rastet e tjera që janë raportuar, që sipas saj janë 17, e për të cilat ka thënë se Prokuroria s’ka marrë ndonjë veprim.

“Uroj që dyshimet ndaj Kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, uroj që eficienca e Prokurorisë në rastin e dyshimeve ndaj Nagip Krasniqit, të jetë e njëjtë edhe për rastet e tjera të cilat janë raportuar”, ka shtuar Rizvanolli. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 11:10:34" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 11:10" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 11:10

Tahiri i AAK-së: Qeverinë Kurti e ka përfshirë paniku në raport me aferat korruptive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti është në panik nga aferat korruptive brenda saj.


“Ajo që duhet të thuhet sot zëshëm në këtë Kuvend është që mega skandali i djeshëm në KEK, dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se me u dit as hetimi për çka, as çfarë tenderësh janë, as për çfarë arsye ka shku policia e prokuroria në KEK, tregon shumë qartë panikun që ka kjo qeveri në raport me këto afera korruptive”, tha Tahiri.

Ai shtoi se sulmet e djeshme që u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë, tregon për një alarm që është në qeveri në raport me këtë aferë korruptive por edhe me afera tjera potenciale që mund të vijnë tek OSHP-ja.

“A është kjo drejtësia që ju e keni proklamu, a nuk është e mundur që këtë hetim tua lëmë organeve përgjegjëse. Ajo që shihet është se ky është vetëm fillimi, dhe zinxhiri në emër të 51% korruptiv po shihet se do të jetë i gjatë. Kërkesa ime për ju është që mos e mbroni siç e keni mbrojte aferën korruptive të Martin Berishajt”, tha Tahiri. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 11:00:04" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 11:00" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 11:00

Bajrami: Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut, maja e Ajsbergut të politikave të kësaj qeverie

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se jemi që dy vite me masa emergjente për furnizim me energji elektrike.


Duke folur për arrestimet në KEK, Bajrami ka thënë se arrestimi i kryeshefit Nagip Krasniqi është maja e Ajsbergut, duke përmendur këtu edhe ambasadorin Martin Berishaj.

“Martin Berishaj është elefanti në dhomë sa herë që flasim për energji, profesori që pa verifikim të AKI-së për 24 orë pajiset me pasaportë dhe emërohet ambasadorë, njeriu që ka organizuar pritje e neja private për udhëheqësit e LVV dhe deputetë të Listës Guxo. Po hetohet për një mega skandal prej 4 milionë euro transaksione”, tha Bajrami.

Deputetja Bajrami shtoi se arrestimi i drejtorit të KEK-ut tregon se cilat janë politikat e Qeverisë Kurti në energji.

Ajo ka akuzuar partinë në pushtet se po ndërhynë në sistemin e drejtësisë.

“Mos harroni që për institucione të pavarura njerëz të këtij vendi kanë derdhur gjak dhe kanë dhënë jetë. Po ju themi këtu sot në emër të LDK-së dhe bashkë me qytetarët se nuk do ta lëmë drejtësinë në duart tuaja”, ka thënë Bajrami. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 10:58:12" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 10:58" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 10:58

Tahiri i PDK-së paralajmëron denoncime të tjera për kryeshefin e KEK-ut

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të procedojnë denoncime të tjera për kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili u arrestua të mërkurën.


Tahiri gjithashtu u shpreh se kupola e këtyre keqmenaxhimeve është ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Po ju paralajmëroj që në ditët në vijim do të procedojmë më tutje denoncimet për kryeshefin në fjalë i cili është arrestuar dje dhe i njëjti do të akuzohet për një sërë shkeljesh që ka bërë në korporatën jashtëzakonisht të rëndësishme në vendin tonë. Kupola e krejt kësaj dhe menaxhimi i krejt këtij keqpërdorimi të madh mafioz është Martin Berishaj. Krasniqi është vetëm një vegël e Kurtit dhe Martinit në këtë proces…Përderisa ne nuk arrijmë me shkarkua nga detyra ambasadorin në fjalë i cili është personi në menaxhim të krejt këtij krimi në kuadër të krizës energjetike, ne s’kemi bërë asgjë”, tha deputeti nga PDK.

Ai po ashtu tha se përderisa nuk diskutohet në Kuvend të Kosovës për shqetësimet e tyre rreth abuzimeve që kanë ndodh në KEK, si dhe keqmenaxhimi i krizës energjetike në Republikën e Kosovës nuk do të qëndrojnë në seancë të Kuvendit.

“Si Grup parlamentar i PDK-së pas deklarimeve jashtë rendit të ditës nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë seancë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 10:51:33" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 10:51" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 10:51

Kusari-Lila për liberalizimin e vizave: Serioziteti i Qeverisë Kurti për reforma pamundësoi zvarritjen e mëtejme të këtij procesi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të enjten ka folur lidhur me nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Para deputetëve, ajo ka thënë se ky proces është zvarritur shumë, ndërsa ka thënë se në dy vitet e fundit shtyrja e liberalizimit u ndërlidh edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

“Dhe pa arsyetime formale liberalizimi i vizave përdorej si shkop I kushtëzimit të Kosovës sipas dinamikës së dialogut”, është shprehur Kusari-Lila.

Tutje, ajo ka deklaruar se “serioziteti i Qeverisë Kurti në zbatimin e reformave për rend dhe ligj, për shtet të së drejtës, për liri të fjalës dhe media të lira, përkushtimi në barazi të palëve dhe mbajtja në llogaridhënie e Serbisë në procesin e dialogut, ka pamundësuar shtyrjen e mëtejshme të kësaj të drejte të mohuar gjatë për qytetarët e vendit”.

“Askush nga spektri politik nuk e mohoi se kriteret teknike tashmë ishin plotësuar, por gjithashtu është e pakontestuar se vullneti politik I munguar të vendet e Bashkimit Evropian është rikthyer me kredibilitetin e qeverisjes në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.

 

 

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-20-2023 10:35:26" ["time"]=> string(16) "20/04/2023 10:35" ["update"]=> bool(false) } 20/04/2023 10:35

PDK kërkoi që ministrja Rizvanolli të raportoj për arrestimet në KEK – deputetët nuk e mbështesin

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në seancën e sotme si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli për arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK.


Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri tha se kjo gjë është e domosdoshme.

“Si Grup Parlamentar kërkojmë që si pikë e parë e rendit të ditës të vendoset raportimi i ministres së Zhvillimit Ekonomik mbi arrestimet që kanë ndodhur dje në KEK. Ne e dimë që KEK-u drejtohet nga një bord i emëruar nga qeveria, bordi ka emëruar një kryeshef që ka qenë zyrtar i lartë i LVV-së”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se si grup parlamentar në vazhdimësi i kanë ngrit shqetësimet e tyre rreth abuzimeve që kanë ndodh dhe keqmenaxhimin e krizës energjetike në Republikën e Kosovës.

“Kemi ngrit një komision hetimor dhe tashmë kemi përgatit një dosje për ta dorëzuar në prokurori për shkeljet që ka bërë pikërisht kryeshefi i KEK-ut. Andaj, është e nevojshme që ministrja sot të na tregojë se për çfarë abuzimesh bëhet fjalë, për çfarë tenderi është arrestuar kryeshefi i KEK-ut, sa është vlera monetare e abuzimeve që janë kryer etj”, tha Tahiri.

Pas propozimit të mocionit për ndryshim të rendit të ditës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka hedhur në votim këtë propozim i cili nuk mori mbështetje nga deputetët.

Në votim morën pjesë 77 deputetë, 32 votuan pro dhe 45 ishin kundër. /Telegrafi/