LAJMI I FUNDIT:

PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota, Shkreta thotë se “akuza ishte montim”

PDK kandidon në Han të Elezit të dënuarin për mashtrim me vota, Shkreta thotë se “akuza ishte montim”

Florim Shkreta, kandidati i PDK-së për kryetar të Hanit të Elezit, ka një dënim për mashtrim me vota.

Gjykata Themelore në Ferizaj, sipas aktgjykimit të datës 11 mars 2014, për shkak të veprës penale mashtrimi në votime, kishte shpallur fajtor dhe gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muaj Florim Shkretën.


Shkreta kur foli për KALLXO.com e pranoi se e ka vuajtur dënimin, duke e cilësuar të montuar aktakuzën ndaj tij.

“Po e kam mbajt dënimin. Më kanë akuzuar, e gjitha ka qenë montim. Kam qenë kryesues i klasës, por po dënimin e kam mbajtur”, tha Shkreta.

Shkreta ishte dënuar për mashtrim në votime në zgjedhjet e vitit 2010, kur sipas aktakuzës, ai në një qendër votimi të fshatit Seqishtë të Hanit të Elezit kishte zvogëluar votat e tashmë presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Nismës Fatmir Limajt që atëherë ishte pjesë e PDK-së, ndërsa kishte shtuar votat e Azem Sylës dhe Hajredin Kuçit. /kallxo/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori