Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prishtinë, ka ngritur shqetësime për mbushjen e Komunës së Prishtinës me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, që si të punësuar nuk janë as qytetarë të Prishtinës, por vetëm pjesë e bandës mollotov të kryebanditit Dardan Molliqaj, për të cilët janë harxhuar rreth 3 milionë euro para të taksapaguesve.
Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se sipas raportit të Auditorit Gjeneral, Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmjet kryebanditit Molliqaj për dy vjet ka punësuar kundërligjshëm 486 njerëz me kontrata të veçanta, duke i shkelur të gjitha ligjet dhe procedurat, ku për shumicën e tyre shërbim i veçantë ka qenë hedhja e mollotovit, gurëve dhe shkatërrimi i pronës publike e private në Prishtinë.
“Pagat e këtyre mercenarëve politikë i kanë kushtuar rreth tre milionë euro qytetarëve të Prishtinës në vitet 2015-2016”, ka thënë Cakolli, njofton PDK.
Ai ka thënë se këto fakte rëndohen edhe më shumë kur kemi parasysh se rreth 300 prej personave të punësuar në këto dy vjet, sipas informacioneve brenda Komunës së Prishtinës dhe nga qytetarët e shumtë të Prishtinës, janë militantë të Vetëvendosjes nga komunat e tjera të Kosovës.
“Shumica dërrmuese e këtyre të punësuarve janë pjesëtarë të sekretariatit të brendshëm të kryebanditit mollotovian Dardan Molliqaj dhe jo aktivistë të rëndomtë të kësaj partie. Pra, këta persona janë bandë e tij dhe jo aktivistë të zakonshëm politikë”, ka thënë Cakolli.
Si pjesë e bandës së Dardan Molliqajt, duke marrë paga nga taksat e prishtinasve, të cilat do duhej të orientoheshin drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë, Cakolli ka thënë se këta persona të dyshimtë edhe për veprime të tjera delikuente përdoren si mercenarë politikë prej tij për çdo gjë që ai ju thotë të bëjnë në rolin e shefit të bandës.
“Edhe për të djegur vetura zyrtare, edhe për t’i sulmuar zyrtarët e shtetit, edhe për të hedhur gurë dhe mollotov mbi policinë e vendit. Pra, për gjithçka të keqe. Madje, produkt i tyre janë edhe banda e zollës, e cila është në proces gjyqësor për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Cakolli.
Sipas tij, këta i shërbejnë Vetëvendosjes në forma të ndryshme, por edhe kërcënojnë, shantazhojnë, linçojnë nëpër rrjete sociale dhe demolojnë, si dhe i përcjellin personat dhe grupet me direktiva të Dardan Molliqajt.
Sekretari i PDK-së në Prishtinë ka prezantuar edhe një përmbledhje të fotografive të disa prej të punësuarve në Komunën e Prishtinës, ku dëshmohej se ata janë militantë të Vetëvendosjes nga komunat e tjera të Kosovës.
“Pra, përfundimisht, sot Komuna e Prishtinës qeveriset më së paku prej prishtinasve. Në Komunën e Prishtinës, siç e patë edhe nga materiali i prezantuar, më së paku punësohen qytetarë të Prishtinës”, ka thënë ai.
Cakolli ka theksuar se taksat e prishtinasve në vend që të shkonin për ndërtimin e çerdheve, ambulancave, anekseve shkollore apo terreneve sportive për të rinjtë, po shfrytëzohen në masë të madhe për financimin e një organizimi kriminal të kryebanditit të bandës mollotov, Dardan Molliqajt.
Kurse, asamblistja e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Laura Zherka, ka thënë se me këtë paligjshmëri perfide ata kanë dëmtuar rëndë buxhetin e taksapaguesve prishtinas dhe, për më keq, kanë financuar blerjen kriminale të votës në gjithë Kosovën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania