LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja nuk ka vendosur ende për pasuesin e Thaçit

PDK-ja nuk ka vendosur ende për pasuesin e Thaçit

Përveç dy pozitave qeveritare, PDK-së do t’i duhet ta zgjedhë edhe pasardhësin e Hashim Thaçit në krye të partisë.

Kandidati kryesor për këtë post mbetet nënkryetari aktual, njëkohësisht kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan sot Koha Ditore.


Pas kalimit të Thaçit në Presidencë, PDK-ja ka intensifikuar edhe takimet brenda strukturave të partisë. Por sekretari i përgjithshëm në PDK, Basri Musmurati, ka thënë se duhet kryer disa procedura para se ta zgjedhin shefin e ri të partisë.

“Ka kohë për kryetar, fillimisht duhet të caktohen zgjedhjet dhe gjithçka do të bëhet me kohë”, ka thënë Musmurati.

Në kuadër të përgatitjeve për konventën e partisë, Kryesia e PDK-së do të mblidhet të hënën, ndërkaq të mërkurën takim do të ketë Këshilli Drejtues.