LAJMI I FUNDIT:

PDK inkurajon gjithë spektrin politik për dialog

PDK inkurajon gjithë spektrin politik për dialog

Partia Demokratike e Kosovës inkurajon gjithë spektrin politik për kultivimin e frymës demokratike, rruga drejt këtij qëllimi është vetëm dialogu.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, të kryesuar nga kryetari, Kadri Veseli, u diskutua rreth situatës në vend.


Sipas njoftimit të lëshuar nga takimi, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerësoi lart vizitën e kryetarit në Gjermani si dhe takimet shumë të frytshme me drejtuesit kryesor të institucioneve të këtij vendi mik si dhe me udhëheqësit e CDU-së, parti me të cilën PDK ka marrëdhënie të mira, transmeton Telegrafi.

Kryesia e PDK-së, diskutoi edhe për mbajtjen e Konventës më 7 Maj 2016 si dhe u kërkua mobilizim i tërë strukturës partiake.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Kryesia e dënoi aktin e djegies së veturave zyrtare dhe sulmet tjera të kryera ndaj pronës që po ndodhin në Kosovë.

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë me vendosmëri në zbardhjen e të gjitha këtyre rasteve dhe kryesit e tyre të sillen para drejtësisë.

Kryesia e PDK-së inkurajon gjithë spektrin politik për kultivimin e frymës demokratike, rruga drejt këtij qëllimi është vetëm dialogu, u tha në mbledhjen e Kryesisë së PDK-së./Telegrafi/