Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj ndaj fushatës, siç thanë që e ka ndërmarrë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndaj drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të disa shkollave, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në pozitat udhëheqëse, si dhe për emërimin pa konkurs të disa mësimdhënësve tjerë, pa kritere e sipas preferencave politike të partisë në pushtet, Vetëvendosjes!
PDK thekson se Vetëvendosje që kundërshtonte shkarkimin e qeverisë në kohë pandemie, tani vet po vepron në mënyrë të njëjtë ndaj shkollave, duke larguar drejtorët në prag të fillimit të vitit shkollor, dhe këtë veprim po e bën në mënyrë selektive.
“Haskuka, në vend se t’i ftonte drejtorët për konsulta, rreth fillimit të vitit të ri shkollor në këtë kohë të paqartë, dhe t’i falenderonte për angazhimin gjatë pandemisë, ai në formë të vrazhdë, me anë të zarfeve të dërguar përmes korrierëve të komunës, i ka njoftuar ata për ndërprerjen e detyrës. Nga kjo shihet qartë se ky është një veprim politik, që demanton premtimet e Haksukës, për depolitizimin e arsimit, ndërsa DKA nuk ka vepruar sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar, udhëzimit administrativ 15/19, në të cilin parashihet shpallja e konkursit 3 muaj para skadimit të kontratës ose të vazhdimit të kontratës, bazuar në performancën e treguar të menaxherëve të shkollave”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Sipas PDK-së, përveç kësaj, Haskuka vetëm ka njoftuar nga distanca drejtorët për ndërprerje të pozitës, pa u ofruar atyre njëkohësisht kontratën konkrete për vendin e ri të punës, që sipas ligjit të referuar nga vetë ai e ka obligim, e madje nuk ka dhënë asnjë datë se deri kur do të zgjidhet kjo çështje.
“Paradoksi edhe më i madh është arsyetimi i Haskukës se drejtorët nuk janë shkarkuar, por se atyre u ka skaduar kontrata, ndërsa shtrohet pyetja pse atëherë nuk janë larguar të gjithë në pako në 16 shkolla, por në mënyre selektive vetëm disa. A është aplikuar si zakonisht edhe në këtë rast standard i dyfishtë nga Hasksuka?”.
Sipas PDK-së, këto dhe shumë të tjera tregojnë se Drejtoria e Arsimit në Prizren, nga viti 2018 po përballet me sfidën e rekrutimit të menaxherëve të shkollave, prandaj edhe shumica e tyre janë me ushtrues detyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës