LAJMI I FUNDIT:

PDK e quan denigruese emërimin e djalit të Haxhi Shalës si Konsull në Çeki, thotë se shteti nuk mbahet me këtë logjikë

PDK e quan denigruese emërimin e djalit të Haxhi Shalës si Konsull në Çeki, thotë se shteti nuk mbahet me këtë logjikë

Mbrëmë në media është raportuar se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.

Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Së fundi kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Avni Bytyçi dhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi e kanë quajtur pazar politik emërimin e Shalës si Konsull në Çeki.


Bytyçi ka shkruar se është fyes e denigrues çështja e nepotizmit në sektorin publik.

“Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!”, ka shkruar Bytyçi.

E deputetja Ariana Musliu-Shoshi ka shkruar se emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova.

“Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosovës, dhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Ka kohë që Kosova ka mbetë pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Uashington, Londër, Belgjikë ,Tokio …

Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrificën e këtij populli.

Emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova!”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori