LAJMI I FUNDIT:

PDK e gatshme për zgjedhje, së shpejti me kandidat për kryeministër: Mashtrimit të madh i erdhi fundi

PDK e gatshme për zgjedhje, së shpejti me kandidat për kryeministër: Mashtrimit të madh i erdhi fundi

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi në zgjedhjen e Qeverisë Hoti dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) thonë se janë të gatshme për zgjedhjet e reja.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se PDK-ja do ta ketë kandidatin më të mirë si dhe programin më të mirë qeverisës.


Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi

Ai po ashtu tha se mashtrimit të madh i ka ardhur fundi.

“Jemi të gatshëm, do ta kemi kandidatin më të mirë edhe programin më të mirë. PDK-ja do të dal fuqishëm nga kjo garë zgjedhore, mashtrimit të madh i erdhi fundi”, ka thënë Bytyçi.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshëm votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti dhe se konstatoi se presidenti i Republikës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori