LAJMI I FUNDIT:

PDK dorëzon në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë

PDK dorëzon në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka deponuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e privatizimit në Kosovë.

Kërkesa zyrtare e nënshkruar nga deputetët e kësaj partie, erdhi disa ditë pas paralajmërimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për fillimin e një sërë iniciativash parlamentare në Kuvendin e Kosovës.


Në kërkesën e deponuar në Kuvend, thuhet se “deputetët parashtrues të PDK-së theksojnë nevojën e madhe të zhvillimit të këtij hetimi, veçanërisht kur kihet parasysh fakti që procesi i privatizimit në Kosovë, është njëri ndër zhvillimet me të rëndësishme ekonomike, e njëkohësisht edhe më të përfolura në opinionin publik, për gati dy dekada më radhë”.

“Deri më tani, në disa raste Kuvendi i Republikës së Kosovës, përgjatë mandateve legjislative të tij, ka diskutuar qoftë përmes debatit parlamentar për procesin e privatizimit në tërësi, apo qoftë për privatizimet e ndërmarrjeve të caktuara. Mirëpo, asnjëherë nuk ka marrë përgjegjësinë për ngritjen dhe zhvillimin e një hetimi parlamentar që do të hedhte dritë mbi të vërtetat e pa njohura për qytetarët e Kosovës lidhur me disa nga zhvillimet kyçe”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron “se ky hetim i mundshëm parlamentar nuk është kundër procesit të privatizimit apo qytetarëve, ndërmarrësve dhe bizneseve që kanë privatizuar në mënyrë ligjore dhe të rregulltë duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit”.

“Si parti e qendrës së djathtë, PDK e mbështetë këtë proces dhe beson se privatizimi dhe ekonomia e lirë e tregut janë rrugë e vetme për të rritur ekonominë e vendit e përmirësuar mirëqenien e qytetarit. Prandaj duhet që procesi i privatizimit të sqarohet në thellësi dhe të largohet njolla e paarsyeshme që i është vënë prej sulmeve ideologjike të majta. Për këtë proces të nisur në vitin 2001, është abuzuar e folur politikisht pikërisht nga njerëz që kanë abuzuar më së shumti”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori