PD: Rama kërkon votat për klanet e tij

“Këto ditë me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht siç pohoi ai, për të vjedhur jo haptas por me lezet”, u shpreh Bardhi.
Sipas saj, ai haptas iu pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jetë ligji i 20 pwrqindwshit për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë.
“Me pohimin publik që bëri me Shalsin e tij, se ai e do pushtetin për të vjedhur me lezet Rama, dëshmoi se kërkon votat e shqiptarëve jo për qytetarët, por për klanet e tij”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demokratike.
Sipas saj, kreu socialist me zotimin publik nëpërmjet nënkryetarit të tij, dëshmon se ai e do pushtetin jo për të luftuar korrupsionin, por për të vjedhur me kënaqësi e për t’i bërë shqiptarët të harrojnë vjedhjet dhe shpërdorimet e mëdha të tij në Bashkinë e Tiranës, duke i shtrirë ato në mbarë territorin e vendit.
“Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anulluar kontratat dhe konçesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste”, vijon deklaratën e saj zëdhënësja Bardhi.
Partia Demokratike i deklaron kryesocialistit Rama se po sheh ëndrra me sy hapur, sepse më dt 8 maj të vitit 2011 qytetarët e Tiranës, sipas zëdhënëses së PD, i dhanë përgjigjen e merituar dhe përfundimtare alternativës së tij të vjedhjes me lezet duke e ndyrë atë në arkivin e turpit të Shqipërisë./Telegrafi/

















































