LAJMI I FUNDIT:

PD kërkon shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet të reja në Bashkinë e Tiranës

PD kërkon shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet të reja në Bashkinë e Tiranës

Partia Demokratike ka kërkuar që Kryeministri Edi Rama të shkarkojë nga detyra Erion Veliajn, i arrestuar me urdhër të SPAK për akuza korrupsioni dhe pastrimi parash, dhe bashkia e Tiranës të shkojë në zgjedhje.

Në një deklaratë për mediet, kryetari i këshilltarëve bashkiakë në Partinë Demokratikë në bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti kërkoi që të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e ish-kryebashkiakëve të tjerë të cilët kanë pasur probleme me drejtësinë.

“Ne kërkojmë të përdoret i njëjti standard që është përdorur në rastin e Elvis Roshit në Kavajë, Shukri Xhelilit në Dibër, Safet Gjicit në Kukës, Jorgo Goros në Himarë, etj. Për shkelje në magnitudë shumë më të ulët se Veliaj, këta ish-kryetarë bashkish janë shkarkuar ose u është kërkuar dorëheqja, për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve vendore, siç përcaktohet me ligj”, nënvizoi më tej Alimehmeti.


Sipas Alimehmetit, emërimi i kryetares së deleguar të bashkisë Tiranë është “në kundërshtim të plotë të Kushtetutës dhe të çdo ligji në fuqi”.

“Shumë qartë është e përcaktuar se pushteti qendror dhe pushteti vendor janë të pavarur nga njëri-tjetri dhe përcaktimi i drejtuesve të tyre vjen vetëm përmes votës dhe organeve përfaqësuese të zgjedhur përmes saj. Kjo do të thotë, shumë qartë, se detyra në këtë rast i takon kryetares së Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, e cila hesht, si edhe 60 anëtarëve të tjerë të Këshillit Bashkiak të zgjedhur përmes votës”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti theksoi se “kërkojmë, konform Kushtetutës dhe ligjit, shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, dhe zgjidhjen e problemit të krijuar nga dyshja Rama-Veliaj përmes votës së lirë të qytetarëve të vjedhur të Tiranës. Tirana ka nevojë për zgjidhje të fortë, të qëndrueshme dhe ndryshim. Këtë zgjidhje nuk e ofron Rilindja që solli vdekjen klinike të saj”.

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori