LAJMI I FUNDIT:

PD-ja përgatit listën për zgjedhje

PD-ja përgatit listën për zgjedhje

Partia Demokratike (PD) 24 orë përpara se të dorëzojë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka mbyllur marrëveshjen me disa prej aleatëve.

Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, Vangjel Dule i Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar nuk do të konkurrojnë me lista të veçanta, por do të përfaqësohen në zgjedhje me logon e Partisë Demokratike.


Në këmbim, secili prej tyre ka një vend të sigurtë në listat e deputetëve demokratë, përkatësisht në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë. Gjithashtu, ata do të kenë kandidatë në vende jo shumë të sigurta në qarqe ku historiku elektoral i favorizon.

“Ne kemi vënë 2, ose 3 njerëz, dikush më lartë, dikush më poshtë. Pothuajse me të gjithë është ndjekur e njëjta formulë. Varet si do shkojnë zgjedhjet, por po fitoi PD fitojmë të gjithë. Kështu që nuk ka surpriza dhe unë besoj se deri nesër do të mbyllen gjërat”, ka deklaruar kreu i LZHK, Shehi.

Deri tani nuk ka ende një marrëveshje të mbyllur me dy aleatët e tjerë, republikanët e Fatmir Mediut dhe agrarët e Agron Dukës, që pretendojnë më shumë sesa një vend të sigurtë në listën e deputetëve, në mënyrë që të maksimalizojnë votën për opozitën dhe të heqin dorë nga dalja me listë të veçantë.

Nëse do të ketë një marrëveshje, kjo do të mësohet të premten, që është dita e fundit e dorëzimit të listave në KQZ, ku Partia Demokratike dorëzoi mesditën e së enjtes kërkesën për regjistrimin e saj për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Kavajë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori