Partia Demokratike në Shqipëri ka reaguar ashpër pas prezantimit të programit electoral nga kryeministri Edi Rama, për të cilin thanë se e ka vjedhur nga PD.
Përmes zëdhënëses Floriana Garo, PD nënvijëzon se suksesi i qeverisë socialiste gjatë këtyre 12 viteve në pushtet është shpopullimi masiv, me mbi 1 milionë shqiptarë të larguar.
Po ashtu PD thekson se Edi Rama mungoi sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe sipas tyre, kur prelati ortodoks po kurorëzohej, kryeministri hodhi në media programin e PS.
Deklaratë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Pas 12 vitesh në pushtet, suksesi i të cilëve ishte shpopullimi masiv, me mbi 1 milion shqiptarë të larguar, kryeministri në ikje nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti veten në vitet 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021.
Ofroi të njëjtën përrallë të pesë herëve të tjera.
Ai nuk bëri gjë tjetër veçse kopjoi kundërshtarin politik, Sali Berishën, duke ofruar 4 muaj pas tij, pensionin minimal 200 euro dhe rrogën minimale 500 euro.
Ai nuk bëri gjë tjetër pra, veçse gënjeu për të pestën herë dhe kopjoi për të disatën herë.
Pensionistët duhet të pyesin kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre pensionin minimal 200 euro për 12 vjet?!
Të keqpaguarit e Shqipërisë duhet ta pyesin Kryeministrin në ikje: pse nuk e bëre rrogën minimale 500 euro në 12 vjet?!
Shifrat që paraqiti sot Edi Rama janë të gënjeshtërta edhe për një arsye tjetër.
Në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike euro këmbehej me 140 lekë, sot është 98 lekë.
Rënia e monedhës së BE nuk ka të bëjë me forcimin e lekut, por me futjen e narko-euros në ekonomi. Kjo ka dërrmuar eksportet dhe xhepat e shqiptarëve, sepse shumica e tyre, në mos paguhen, blejnë në euro.
Sot kryeministri në ikje shpalosi programin e megamashtrimeve, i futur në një fluskë elektronike.
Kush e pa sot, dhe kush voton më 11 maj, duhet të pyesë veten: nëse kryeministri në ikje ka bërë çfarë thotë, dhe do të bëjë çfarë gënjen, si ka mundësi që shqiptarët ikën dhe po ikin?
Çfarë i shpjegon 1 milion të ç’atdhesuar?!
Edi Rama mungoi sot në ceremoninë e fronëzimit të Fortlumturisë së tij Joanit, kryepeshkopit shqiptar të Kishës Ortodokse Autoqefale, dhe kur prelati ortodoks po kurorëzohej, ai hodhi në media programin e PS.
Televizionet e qeverisë, me urdhër të tij, ua hoqën fishën qindra mijëra ortodoksëve shqiptarë, por edhe vëllezërve të tyre nga fe të tjera, që të mund të dëshmonin këtë moment historik në jetën e kombit.
Në përcjelljen e Hirësisë së Tij, Janullatos, ai ishte, por me sa duket jo për të ndjerin, po për fotot me kryeministrin grek Micotaqis.
Ky është Edi Rama. Me 11 maj, refuzojeni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi për vdekjen e Papa Françeskut: Humbje e madhe për mbarë njerëzimin

Hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, Hoxha: Në mesin e të arrestuarve edhe një ish-pjesëtar i FSK-së

Kryeprokurori i Ferizajt: Sipas dyshimeve të para, motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres