Argjentina nuk do të jetë në krye të renditjes botërore të FIFA-s këtë muaj, pavarësisht se mundi Francën për të fituar Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, raporton ESPN.

Rivalët e Amerikës së Jugut, Brazili kanë mbajtur pozitën numër një që nga shkurti, kur rrëzuan Belgjikën. Por, edhe pse Selecao nuk arriti të kalonte çerekfinalet, rezultatet e Argjentinës nuk kanë qenë të mjaftueshme për t'i kaluar.


Paulo Dybala 3

Brazili fitoi tre ndeshje në Kampionatin Botëror, humbi ndaj Kamerunit dhe pësoi një humbje me penallti nga Kroacia.

Ndërkohë, Argjentina fitoi katër ndeshje, humbi një nga Arabia Saudite dhe fitoi dy herë me penallti -- duke përfshirë finalen të dielën, pasi mundi Francën 4-2 nga 11 metrshat.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021 dhe tani është kampione e botës, por nuk mjafton për vendin e parë në renditje, bën të ditur më tej ESPN. Sukseset në gjuajtjen e penalltive vlejnë shumë më pak pikë renditje sesa fitoret në kohën e rregullt. Nëse Argjentina ose Franca do të kishin fituar finalen brenda 120 minutave, ata do të shkonin në numrin 1, por shkuarja në penallti garantoi se Brazili nuk mund të kalohej.

2M4305G 2

Lista me 20 përfaqësueset më të mira në futbollin botëror sipas ESPN:

1) Brazili 2) Argjentina 3) Franca 4) Belgjika 5) Anglia 6) Holanda 7) Kroacia 8) Italia 9) Portugalia 10) Spanja 11) Maroku 12) Zvicra 13) SHBA 14) Gjermania 15) Meksikë 16) Uruguai 17) Kolumbi 18) Danimarkë 19) Senegal 20) Japoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app