Banorët e Kievit kanë shfrytëzuar ditët e nxehta të vikendit, që në mënyrë masive të zbresin drejt plazhit qendror të brigjeve të Dneparit.

Vetëm disa javë më parë, kryeqyteti i Ukrainës ishte cak i sulmeve ajrore nga forcat ruse, që nuk kursenin asgjë - nga bombardimi i shkollave, spitaleve e deri te teatrot e qendrat tregtare, transmeton Telegrafi.


2 45

Në fotografitë e publikuara nga plazhi, shihen qindra ukrainas duke marrë rreze dielli, duke luajtur me top apo notuar, derisa në anën tjetër të ujit shihen pasojat e bombardimeve ruse.

3 35

Jo shumë moti, ky qytet ishte i mbuluar me tym të zi, rrënoja dhe vazhdimisht kishte bombardime, shkruan Daily Mail, por asokohe qyteti ishte i mbuluar edhe me borë - e duket se ditët e nxehta i kanë shtyrë të dalin paksa të relaksohen.

4 28

Kujtojmë që në këtë qytet forcat ruse për asnjë moment nuk kanë mundur ta pushtojnë apo të paktën ta rrethojnë, pasi që ukrainasit ishin “arrë e fortë” për ta, dhe në një moment u detyruan të tërhiqen nga të rifokusohen në lindje të vendit.

5 22

Megjithatë në territorin e Ukrainës, çdo ditë raportohet për 100 të vdekur, ku edhe në Kiev disa ditë më parë janë dëgjuar sërish sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore.

6 21

Në këtë qytet mbetet në fuqi ora policore nga 23:00 e deri në 5 të mëngjesit, por në qytet mbretëron pak a shumë një atmosferë ndryshe - kafiteritë janë të hapura sikurse edhe restorantet.

E autoritet e sigurisë kanë bërë thirrje për kujdes pasi në këto ujëra mund të ketë lëndë të ndryshme shpërthyese, që mund të mos kenë shpërthyer kur janë hedhur nga rusët.

Një pjesë e madhe e banorëve të qytetit me dy milionë, që në fillim të pushtimit rus ishin larguar - kanë filluar të rikthehen nëpër shtëpitë e tyre. /Telegrafi/