LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht dallimeve, nuk pritet të ndahet Grupi Parlamentar NISMA-AKR

Pavarësisht dallimeve, nuk pritet të ndahet Grupi Parlamentar NISMA-AKR

Rreziku që dy partitë NISMA Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re të mbesin pa grup parlamentar i ka shuar mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, por në partinë e Behgjet Pacollit nuk e mohojnë mundësinë, që siç thonë ata për interes të shtetit t’i bashkohen grupeve parlamentare të partive në pushtet.

Ndonëse garuan së bashku në zgjedhjet e 6 tetorit, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, këtë legjislaturë E nisën me deklarata kundër njëri-tjetrit.

Por, i emëruari si shef grupi i këtij koalicioni, Haxhi Shala thotë se të gjitha këto nuk janë arsye që të ndahet grupi parlamentar.


Ai  u shpreh optimist se pavarësisht të gjithave, ata do të qëndrojnë të bashkuar në parlament.

“Ne jemi si grup parlamentar prej 6 deputetëve, nuk kemi ndasi. Po mendimet për votimet kemi qëndrime, i kemi jo vetëm si grup, si dy deputët të AKR-së, por lirinë e kemi të gjithë deputet ët që të vendosin vet. Nuk kemi presion që kështu duhet apo jo. Ne si deputetë vendosim për çështje tona. Është një mendim ose punë e Pacollit me i dhënë mbështetje votimit të qeverisë Kurti, por nuk kemi ndarje, siç po quhet, jo ata votuan dhe u nda grupi. Nuk kemi”, thotë Shala, për Kosovapress.

Se ka dallime brenda grupit parlamentar Nisma-AKR, e thotë edhe nënkryetari i kësaj të fundit, Vesel Makolli.

Ai thotë  se janë për bashkëpunim të mëtejmë, por në suaza të respektimit të njëri-tjetrit, derisa nuk e mohon mundësinë që deputetët e AKR-së t’i bashkëngjiten ndonjë grupi tjetër parlamentar të partive në pushtet.

“Bashkëpunimi me Nismën do të jetë në suaza të marrëveshjes paraprake. Në suaza të respektimit të njëri-tjetrit. Normalisht në suaza të atyre që çdokush të ketë mendimin e vet në situatat aktuale…në qoftë se është interesi i shtetit, po them ne nuk jemi për me prish grupin parlamentar. Jemi për bashkëpunim. Normalisht duke respektuar njëri-tjetrin, por në qoftë se dikush dëshiron të kundërtën, do të shqyrtojmë pozicionin tonë dhe interesin ma së pari të shtetit”, thotë ai.

Në lidhje me këtë analisti politik, Faton Abdullahu thotë se çfarëdo ndarje ndërmjet dy partive do të mbeteshin pa grup parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, kjo është arsyeja e vetme që ata përkundër dallimeve të theksuara, pritët të qëndrojnë së bashku.

“Kanë interes të përbashkët që këto dy forca politike të mbesin bashkë dhe që të mos tundohen të ndahen dhe të shkojnë me pozitën. Është në vullnetin e tyre, ata kanë marrë vota dhe do të vendosin si do t’ia bëjnë. Por është e udhës që të qëndrojn ë besnik opozitarzimit për të mos e dëmtuar procesin demokratik”, u shpreh Abdullahu.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, Nisma-AKR, kanë garuar si koalicion i përbashkët, derisa me vështirësi të mëdha e kanë kaluar pragun zgjedhor./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori