LAJMI I FUNDIT:

“Pavarësia e mediumeve nuk varet vetëm nga ligjet, por edhe nga vetë mediat”

“Pavarësia e mediumeve nuk varet vetëm nga ligjet, por edhe nga vetë mediat”

Trupat rregullator të mediumeve në rajon akoma shihen si komentues të ngjarjeve politike dhe mediale, ndërsa pavarësia e mediumeve nuk varet vetm nga trupi rregullator, por edhe nga vetë mediumet. Ky është velerësimi i përfaqësuesve të trupave rregullator të mediumeve të rajonit, të cilët sot morën pjesë në konferencën rajonale në Shkup.

“Një nga motivet e agjencisë sonë, është të ndihmojmë mediumet të në shkallë sa më të madhe të jenë profesionale dhe të pavarura, por kjo më shumë varet edhe nga mediumet. Nuk është e mjaftueshme vetëm trupi rreullator të ndihmojë, por duhet edhe vetë mediat të punojnë në këtë”, tha Elvira Cekoviq nga Mali i Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Marija Stojanova nga Bullgaria, në shtetet ballkanike përceptimi për trupat rregullator është i gabuar.


Ndërsa drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale në Maqedoni, Zoran Trajçeski, theksoi se që të garantohet pluralizmi dhe pavarësia e mediumeve nuk është e mjaftueshme vetëm kuadri ligjor, por duhet të investohet edhe në resurse njerëzore.

Konferenca rajonale është e organizuar me rastin e 20 vjetorit të ekzistimit të ASHMAA në Maqedoni, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

Drejtësi
Kalo në kategori