LAJMI I FUNDIT:

Patrushev, Naryshkin, Bortnikov dhe Shoigu – kush janë katër personat që ‘ushqejnë ankthet’ e Vladimir Putinit?

Patrushev, Naryshkin, Bortnikov dhe Shoigu – kush janë katër personat që ‘ushqejnë ankthet’ e Vladimir Putinit?

Kur Viktor Yanukovych kërkoi të ikte nga Ukraina pasi u shkarkua si president në vitin 2014, Vladimir Putin kishte ftuar urgjentisht në takim krerët e agjencive ushtarake, të sigurisë dhe spiunazhit për ta diskutuar se si ta nxirrnin atë nga vendi.

Deri sa po largoheshin pas takimit, Putin iu kishte thënë atyre se, “duhet të fillojmë të punojmë për kthimin e Krimesë nën Rusi”.

Sipas rrëfimit të Putinit, ai ishte vetëm me zyrtarët e tij të lartë të sigurisë kur mori një nga vendimet më fatale të karrierës së tij politike.


Që atëherë, izolimi në rritje i Rusisë vetëm sa e ka forcuar të ashtuquajturën siloviki [i rrethuar nga njerëzit e sigurisë], shumë prej të cilëve kanë shërbyer në shërbimin famëkeq KGB dhe kanë mbajtur pikëpamje politike konservatore, shpesh konspirative.

Deri më tani nuk dihet se si Putin i merr vendimet politike. Mirëpo, Tatyana Stanovaya, themeluesja e “R. Politik”, elitën ruse e ndanë në dy grupe: teknokratët që dominojnë qeverinë, por “nuk kanë fuqi të ndërhyjnë në çështjet e sigurisë” dhe silovikët që “dominojnë axhendën, ushqejnë ankthet e Putinit dhe provokojnë e përshkallëzojë tensione”.

Derisa Rusia po grumbullon trupa ushtarake dhe po qëndron e gatshme për të nisur një sulm në Ukrainë, këta këshilltarët e sigurisë mund të kenë një efekt të madh në atë që do të ndodhë më pas.

Nikolai Patrushev

Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë

Si kreu i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev luan rolin jozyrtar të këshilltarit për siguri kombëtare të Putinit.

Një oficer me karrierë i inteligjencës, ai e njeh Putinin që nga vitet 1970, kur të dy punonin së bashku në zyrën e KGB-së së Leningradit, tash Shën Petersburgu. Më vonë ai pasoi Putinin si kreu i FSB-së dhe tashmë që nga viti 2008 është në krye të Këshillit të Sigurisë.

Intervistat e tij e kanë zbuluar atë si një teoricien konspirativ që beson se, fuqitë perëndimore po kërkojnë të shkatërrojnë Rusinë.

“Shtetet e Bashkuara do të donin që Rusia të mos ekzistonte fare si vend”, kishte thënë ai në vitin 2015.

Retorika e tij për Ukrainën, të cilën ai e quan si një “protektorat” i perëndimit, i ngjan asaj të Putinit.

“Në çdo moment, ka potencial që në Ukrainë të ketë tensione të mëdha sa që miliona ukrainas do të ikin për të kërkuar strehim në vende të tjera”, është shprehur ai në një intervistë të fundit për të parashikuar një konflikt të mundshëm.

Patrushev gjithashtu është akuzuar për miratimin e një sërë atentateve dhe operacioneve të paligjshme.

Një hetim i bërë nga Britania e Madhe në vitin 2016, zbuloi se “operacioni i FSB-së për të vrarë [Alexander] Litvinenkon mund të jetë miratuar nga Patrushev”. Burime diplomatike për The Guardian kanë thënë se operativët rusë, që me anë të një puçi, u përpoqën për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi në vitin 2016, u lejuan të largoheshin nga vendi me aeroplanin e Patrushevit.

Sergei Naryshkin

Sergei Naryshkin, shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR)

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), Sergei Naryshkin thuhet se është një ish-oficer i KGB-së dhe e njeh Putinin, paktën, që nga vitet 1990, kur të dy punonin në Zyrën e Kryetarit të Shën Petersburgut.

Naryshkin është një besnik i Putinit që ndoqi liderin rus në Kremlin, duke shërbyer si zëvendëskryetar për zhvillimin ekonomik, më pas si kreu i administratës së ish-presidentit Dmitry Medvedev dhe kryetar i Dumës ruse nga viti 2011-2016. Ai herë pas here është sugjeruar si pasardhës i mundshëm i Putinit.

Shefi SVR-së gjithashtu është në linjën që përfshihet në teori konspirative.

Në një intervistë në fillim të këtij viti, Naryshkin tha se helmimi me Novichok i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny ishte një komplot perëndimor për të mbështetur opozitën ruse duke gjetur një “viktimë sakrifikuese”.

Gjithashtu, ai në fillim të këtij viti e krahasoi Qeverinë e Ukrainës me “pushtimin e Hitlerit”. I pyetur nëse e kishin tradhtuar ndonjëherë, Naryshkin është shprehur se, “një gjë më qetëson: këta tradhtarë tashmë janë djegur në zjarret e Ferrit”.

Ai drejton Shoqërinë Historike Ruse, një organizatë që ka luajtur një rol agresiv në promovimin e interpretimeve të favorshme të historisë së Rusisë, një projekt i përkëdhelur i Putinit.

Alexander Bortnikov

Alexander Bortnikov, shefi i Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë së Rusisë (FSB)

Kreu i Shërbimit të Brendshëm të Sigurisë së Rusisë (FSB), Bortnikov luan një rol kyç në ruajtjen e kontrollit të Putinit mbi vendin.

FSB punëson qindra mijëra njerëz dhe është përgjegjës për gjithçka, nga kundër-terrorizmi te siguria kufitare, kundërzbulimi, mbikëqyrja kibernetike dhe jozyrtarisht, terrorizimi i opozitës politike.

Bortnikov e njeh Putinin që nga vitet 1970, kur të dy shërbenin në KGB-në e Leningradit. Ai shihet se ka më pak ndikim te Putini sesa Patrushev apo Naryshkin.

Djemtë e Bortnikovit dhe Patrushevit janë bërë zyrtarë mjaftë të fuqishëm. Dmitry Patrushev është ministër i Bujqësisë dhe Denis Bortnikov është zëvendëspresident dhe kryetar i Bordit të Bankës shtetërore VTB.  Ligjvënësit amerikanë i kanë përfshirë të dy në listat për sanksione për shkak të afërsisë së baballarëve të tyre me Putinin.

Sergei Shoigu

Sergei Shoigu, ministër i Punëve të Brenshme

Sergei Shoigu nuk shërbeu në KGB apo në ushtri dhe roli i tij si ministër i Mbrojtjes e bën atë aq teknokrat sa një silovik. Por, mbikëqyrja e tij ndaj ushtrisë ruse, duke përfshirë Shërbimin e Sigurisë Ushtarake (GRU), do të thotë se ai shpesh është i përfshirë në vendimet kryesore të sigurisë ose të paktën në zbatimin e tyre.

Ishte urdhri i Shoigut që i dha fund vendosjes së papritur të trupave ushtarake në mars-prill 2021 në kufi, duke ngritur alarmin në Evropë për potencialin e pushtimit të Ukrainës.

Shoigu është nga Tuva, një republikë budiste në Siberi që kufizohet me Mongolinë.

Putin dhe Shoigu bëjnë rregullisht pushime të shkurtra gjuetie dhe peshkimi në Siberi, të cilat i japin Shoigut qasje të drejtpërdrejtë dhe të papenguar me presidentin rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Azia
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori