Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha, janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm.

Kjo pasi nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.


Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Mami jem më e mira...Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje.

robertberishaofficial 890697278738507230374188974727280109167214n

Kujtojmë që si Roberti ashtu edhe Patrisi po bëjnë jetë të ndara nga partneret e tyre të dikurshme, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi – të dyja këngëtare të njohura të skenës.

Ata kanë edhe një vëlla më të madh, të quajtur Polinik Berisha, i cili është asambleist nga radhët e LVV-së në Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/