Bashkëshorti i këngëtares Tuna Sejdi, Patris Berisha, njëherësh vëllai i këngëtarit Robert Berisha, nuk është një emër tashmë i panjohur për publikun.

Lidhja e tij me këngëtaren shkupjane është bërë gjithmonë shumë mediatike, ndonëse si personazh Patrisi nuk qëndron larg muzikës.


patri e1544734064834

Ai me profesion është instrumentist, dhe prej vitesh është pjesë e Filharmonisë së Kosovës, dhe gjithashtu orkestrës së FSK-së.

Dhe meqë tani FSK-ja do të shndërrohet në ushtri, Patrisi sigurisht që pritet të jetë pjesë e saj.

patris e1544733969329

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit e tij në InstaStory, instrumentisti Berisha ka treguar se është gati për ditën e nesërme (e premte), kur edhe do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës.

Ai ka veshur uniformën e ushtrisë, ndërsa do të parakalojë gjatë ditës së nesërme, ku do të luajë në instrumentin e tij, në timpani.

patris2 e1544733995676

Me të arriturat e tij është krenare edhe vet bashkëshortja e Patrisit, këngëtarja Tuna - gjë të cilën e ka theksuar në shumë intervista. /Telegrafi/

patris4 e1544734023772