Patriotët Mendjelirë dënojnë ''sjelljen e keqe'' të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë

Forumi i Patriotëve Mendjelirë kërkon që deputetët t'u japin fund, siç thonë, lojrave të lagjes, duke dënuar sjelljen e deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Forumi bën thirrje që Kuvendi të punojë pa pengesa dhe institucionet të vihen në funksion të popullit, e jo të interesave personale të deputetëve. Sipas tyre, veprimi i pamatur dhe sjellja e keqe dyfish e përkeqëson edhe ashtu situatën e keqe në Maqedoni dhe e thellon krizën.
Forumi thekson se Maqedonia nuk ka tjetër rrugë përpos asaj të anëtarësimit në NATO dhe në BE, si edhe vazhdimi i partneritetit strategjik me SHBA-të./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































