LAJMI I FUNDIT:

Patën kontakte me pacienten e infektuar me COVID-19, 20 familje vendosen në karantinë

Patën kontakte me pacienten e infektuar me COVID-19, 20 familje vendosen në karantinë

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Ragip Bytyçi ka folur për situatën në Klinë dhe karantinën në të cilën po kalon kjo komunë.

Bytyçi për RTV Dukagjinin ka thënë se ndryshimi i orarit të lëvizjes ka ndikuar në menaxhim më të mirë të situatës.


Kapiteni i Policisë së Kosovës thotë se është mirëpritur vazhdimi i karantinës për Komunën e Klinës në mënyrë që të mbahet nën kontroll situata, përcjell Telegrafi.

Ditë më parë një paciente nga Peja që kishte shkuar në Klinë për të kërkuar mjekim kishte pasur kontakte të shumta me njerëz.

“Policia bashkë me QKMF në Klinë kanë siguruar të gjitha kontaktet që ka pasur personi në fjalë. Ato kontakte nuk janë të pakta dhe tashmë 20 familje janë vendosur në karantinë. Presim që ditëve të ardhshme çdo rast të del negativ”, deklaroi Ragip Bytyçi.

Duke folur për situatën në Klinë sa i përket luftës ndaj COVID-19, ai thotë se suksesi pse në këtë komunë nuk është përhapur virusi qëndron në respektimin e karantinës.

“Pothuajse asnjë person që nuk është nga Klina nuk ka mundur të futet në këtë komunë, e shumë pak persona nga Klina kanë mundur të dalin nga ky vend. Vetëm izolimi mund ta parandaloj përhapjen e sëmundjes”, deklaroi ndër të tjera kapiteni Ragip Bytyçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori