LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e Albin Kurtit, banesë në vlerë 400 mijë euro në pronësi të bashkëshortes

Pasuria e Albin Kurtit, banesë në vlerë 400 mijë euro në pronësi të bashkëshortes

Zyrtarët e shtetit, përfshirë këtu edhe ministrat, zëvendësministrat, deputetët, kryetarët e komunave etj, kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë për vitin 2019 në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe lideri i VV-së, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se posedon një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove i cili është në pronësi të bashkëshortes së tij në Norvegji.


Ai ka thënë se apartamenti është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja. Kurti nuk ka deklaruar asnjë pronë të paluajtshme në pronësi të veten.

Lideri i VV-së, ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka një kredi në nja bankë në vlerë prej 270 mijë euro, në kohëzgjatje prej 25 vitesh, shkak i blerjes së një apartamenti.

Kurti ka deklaruar se nga paga që merr si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka të hyra vjetore në vlerë prej 19,189 euro, kurse bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore në vlerë prej 42, 240 euro të cilat i merr nga Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori