LAJMI I FUNDIT:

Pastrojeni FYTYRËN me VAJ KOKOSI dhe SODË BUKE tri herë në javë! Ja çfarë do t’ju ndodhë brenda një muaji (Video)

Pastrojeni FYTYRËN me VAJ KOKOSI dhe SODË BUKE tri herë në javë! Ja çfarë do t’ju ndodhë brenda një muaji (Video)

Nëse nuk keni para për të blerë produkte të shtrenjta të cilat nevojiten për t’u kujdesur për lëkurën, atëherë mund ta bëni vet produktin tuaj vetëm me vaj kokosi dhe sodë buke.

Produkti i fituar nga kombinimi i këtyre të dy përbërësve është tejet efektiv dhe kushton shumë pak para. Më e mira e këtij produkti qëndron te fakti se është natyral dhe i sigurt për çdo lloj lëkure, transmeton Telegrafi.


Vaji i kokosit njihet për vetitë e veta antibakteriale, shëruese etj. Ndërsa soda e bukës është tejet e mirë për trajtimin e akneve dhe rikthimin e balancimit të pH-së së lëkurës.

Përbërësit:

– Sodë buke

– Vaj kokosi

Sasia e përbërësve të përdorur varet nga lloji i lëkurës. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdoreni vajin e kokosit dhe sodën e bukës në një proporcion 2:1. Ndërsa, nëse dëshironi ta përdorni produktin si një shtresues, atëherë përgatiteni atë në një proporcion 1:1.

Përgatitja:

Vendosni dy lugë gjelle sodë buke në një tas dhe shtojani vajin e kokosit.

Përzieni dy përbërësit mirë derisa të krijohet një pastë. Produkti duhet të jetë paksa i trashë, por fillon të shkrihet në temperaturë të dhomës.

Pastrojeni fytyrën me atë produkt duke e fërkuar produktin në fytyrë me lëvizje rrethore. Ose thjesht mund ta vendosni produktin në fytyrë dhe ta lini ashtu për disa minuta para se ta pastroni me ujë të ftohët. /Telegrafi/