Nga: Alejandro Dolina
Përktheu: Erion Karabolli
Lashtësia klasike nuk i njohu pasqyrat. Sirianët e shpikën qelqin njëqind vite para lindjes së Krishtit. Por, bëhej fjalë për një qelq të patejdukshëm. Vetëm në shekullin XIII, në Venedik, u arrit të kihet një qelq krejtësisht i pangjyrë dhe i tejdukshëm.
Teknikat e përdorura ishin tërësisht sekrete. Artizanët punonin në një ishull tepër të vigjiluar, ku ndëshkimet ndaj besimshkelësve ishin të një ashpërsie të skajshme.
Në 1291-shin, venedikasit zbuluan se, po ta vishnin qelqin me një fletë metali, atëherë dilte një sipërfaqe, pasqyrimi i të cilës ishte i qartë dhe shkëlqyes.
Përgjatë shumë shekujve, njerëzit mund ta shihnin veten e tyre në pasqyrimin e ujërave të qeta ose në sipërfaqet e metalit të lëmuar.
Por, duke qenë se qetësia e ujërave nuk ishte e shpeshtë dhe metali i lëmuar ishte mjaft i kushtueshëm, thuajse askush nuk e njihte pamjen e vet. Lajmet që mund të kishte dikush, për shëmtinë apo bukurinë e vet, i vinin nga dëshmitë e të tjerëve, dëshmi përherë të stolisura me subjektivitet, në qoftë se jo me dashakeqësi.
Në shekullin XVIII, ati Salinger siguroi se bota e pasqyrave dhe bota e njerëzve jo gjithmonë kanë qenë të ndara nga njëra-tjetra. Para shumë shekujsh, të dyja mbretëritë jetonin në paqe dhe ishin të ndryshme, domethënë, trajtat dhe ngjyrat e tyre nuk përputheshin si tani. Pasqyrat nuk ishin tjetër, veçse porta që komunikonin mbretëritë me njëra-tjetrën.
Por, një ditë, njerëzit e pasqyrave pushtuan tokën. Pati një luftë të gjatë dhe në fund Perandori i Verdhë i mposhti pushtuesit. Ndëshkimi që u vendosi qe i tmerrshëm: i burgosi brenda pasqyrave dhe i detyroi të përsërisnin çdo veprim të njerëzve.
E kështu janë gjërat sot. Por, një ditë, njerëzit e pasqyrave do të rebelohen sërish.
Në fillim do të vëmë re ca mospërputhje te pasqyrimet. Pastaj do të dëgjojmë tinguj të pazakontë, derisa një ngjyrë e pangjashme me asnjë tjetër do të shënojë fillimin e një pushtimi të ri. Barrikadat e qelqta do të thyhen dhe kësaj here njerëzit e pasqyrave do të ngadhënjejnë.
Ka gjasa që pasardhësit e Perandorit të Verdhë të kryejnë vigjilencë të përhershme ndaj botës së pasqyrës. Kush e di se ç’lloj gardianësh do të jenë syhapur, në pritje të herezisë më të vogël të imazheve, për të dhënë kushtrimin. Ndoshta kryengritja është pranë, e bashkë me të edhe hakmarrja. Thua, së shpejti, ne do të njohim atë ndëshkimin e tmerrshëm e të përsëriturit me servilizëm lëvizjet e dikujt tjetër?
Por, mu në këtë çast të fundit, shfaqet një mendim i llahtarshëm. Kush na siguron se cila është saktësisht ana jonë e pasqyrës? Kush mund të bëj be se vendos vetë për lëvizjet që bën?
Është e pranueshme mundësia e ankthshme se dikush tjetër i merr vendimet tona, pa pasur ne as dyshimin më të vogël. E ndoshta, edhe britma jonë më sovrane për liri nuk është veçse përmbushja e ca rregullave që zotër të panjohur na i imponojnë.
Në rast të tillë, ajo ngjyra e mistershme, për ne nuk duhet të jetë një rast alarmi, por një shpresë. Sa i tmerrshëm Perandori i Verdhë! Kambana e hakmarrjes tingëllon vetëm për të mposhturit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Kënga mesjetare arbërore - “Konstandini i vogëlthi”
Dokument i rrallë për pushtimin e Krujës dhe rënien e Shkodrës

Historia e Hafiz Sabri Koçit, që i agjëroi 21 ramazane në burg

Shkodra e vitit 1920 (Video)

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë