Duke parë se pandemia e coronavirusit është përhapur në tërë botën, autoritetet kompetente kanë ndërmarrë veprime konkrete për ta parandaluar që COVID të mos përhapet edhe më shumë në mesin e qytetarëve, shkruan Business Insider.

Kështu më 20 mars guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, urdhëroi që ky shtet amerikan të bllokohet si preventivë për të parandaluar përhapjen e mëtejme, duke mos dhënë informata se kur ky bllokim do të përfundojë, transmeton Telegrafi.


Sipas Los Angeles Times, Kalifornia deri më tani i ka 3.154 raste të konfirmuara dhe 57 vdekje si pasojë e coronavirusit. Hapësirat dikur që vlonin nga pushues të shumtë siç janë plazhet Venice, Santa Monica dhe hapësira e njohur gjelbëruese Carlsbad, tashmë janë shndërruar në “zona fantazmë”.

Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin dallimin në këto zona para dhe pas shpërthimit të pandemisë që ngriti në këmbë tërë botën, se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë. /Telegrafi/

2 112

Plazhi Santa Monica në vitin 2013

3 81 Fotografi e shkrepur nga ajri më 25 mars, plazhi Santa Monica

4 71 Shëtitoren e plazhit Santa Monica Pier, e vizitojnë 7 milionë turistë çdo vit

5 53 Pas karantinimit, parku i lodrave afër shetitores ka mbetur i zbrazët

6 37 Para pandemisë shëtitorja e drurit në bregun perëndimor frekuentohej shumë nga vendasit dhe të huajt

7 34 Tani e shndërruar në një zonë ‘fantazmë’ nga frika se mund të infektohen nga coronavirusi

8 31 Gjatë pranverës, qytetarët ia mësyjnë fushës me lule në Carslbad, atë çdo vit e vizitojnë 650 mijë persona

9 26 Tani nuk shihet as edhe një njeri duke mbledhur lulet e preferuara