LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e Brexit në Shqipëri, paundi rrëzon euron

Pasojat e Brexit në Shqipëri, paundi rrëzon euron

Pas rënies së ndjeshme ditën e premte, paundi ka pësuar një tjetër goditje në tregun valutor të Shqipërisë si pasojë e situatës së krijuar nga Brexit.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha britanike ka zbritur në 165.1 lekë, ose 6.7 lekë më pak se të premten.

Ky është niveli më i ulët në tregun shqiptar që nga gushti i vitit 2013. Ndërkaq rënie ka pësuar edhe euro.


Në tregun e këmbimit, monedha evropiane është shkëmbyer me 137.1 lekë. Nga kjo situatë ka përfituar dollari, i cili është forcuar, duke arritur kuotën e 124 lekëve.

PAUNDI NË PIKIATË

Zbret në 165.1 lekë, niveli më i ulët që nga gushti 2013

Dobësohet edhe euro, arrin 137.1 lekë. /Telegrafi/