Pasimi me shpinë i Benzemas shndërrohet në sensacion: Kështu e kuptoj unë futbollin

Real Madridi e mposhti Athletic Bilbaon (3-1) të martën mbrëma dhe për këtë duhet ta falënderojnë Karim Benzeman, i cili shënoi dy gola.
Porse në gjysmën e parë, ai tërhoqi vëmendjen duke bërë një pasim interesant me shpinë.
“I tillë është futbolli, kështu e kuptoj unë nganjëherë”, ka thënë francezi pas ndeshjes kur është pyetur në lidhje me atë pasim.
“Kur e shoh ashtu, veproj në atë mënyrë, sepse na coi në krijimin e një rasti që për pak sa nuk përfundoi me gol”, ka shtuar sulmuesi.
Në ndërkohë, trajneri Zinedine Zidane e ka etiketuar Benzeman si sulmuesin më të mirë francez të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































