Kampioni i peshave të mesme WBC, Tony Bellew, është treguar kundërshtar i vështirë në duelin e peshave të rënda kundër David Haye në O2 Arena të Londrës.

Boksieri nga Liverpuli e goditi kundërshtarin në momentin kur ai kishte pasur probleme me nyjën, në raundin e gjashtë, duke e nokautuar.


haye1

Haye u kthye për ta vazhduar duelin, mirëpo në raundin e 11-të ndodhi nokauti i dytë dhe nga këndi i tij u hodh peshqiri duke e dorëzuar meçin.

knockout

Në këtë mënyrë, shanset për rikthimin e Hayes në garë për titullin e kampionit të botës janë zbehur shumë.

Askush nuk priste që Bellew do të triumfonte në këtë duel, por me triumfin e tij, ai i heshti të gjithë.

pam

Pas meçit, David Haye refuzoi të arsyetohej me lëndimin e nyjës për këtë humbje.

"Nyja ishte vetëm një prej shumë gjërave. Më i miri fitoi sonte", është shprehur ai për BBC Radio 5. /Telegrafi/

telegrafi sport app