Avokati Arianit Koci është duke zhvilluar një protestë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit.

Koci ka vendosur të mos lejojë asnjë deputet të flas. Pas përplasjes me deputetin e LDK-së, Armend Zemaj, Koci është përplasur me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.


Koci i kërkoi Haradinajt të mos flas para mediave.

Pjesë nga diskutimi:

Koci: Daut mos u deklaro, se ta ndërpresë.

Haradinaj: Spo na lënë me fol

Koci: E kom dost po hin mrena

Haradinaj: Votuesit e VV-së s’kanë drejt me mu drejtu

Koci: Sjam votues i VV-së

Haradinaj: Je deklarua publikisht

Koci: Hin hin se krejt i kom ndal

Haradinaj: Shumë djalë i mirë je, avokat je ti i din ligjet

Koci: Ani edhe unë i shkeli kaniher, hin mrena Daut

Haradinaj: E kisha propozuar Arianitin si votues i Albinit dhe përkrahës publik, dhe i kisha thënë që shumicën e ka. /Telegrafi/