LAJMI I FUNDIT:

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adresim, ka folur për vizitat që ai ka pasur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai gjatë kësaj vizite është takuar me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR-i.

Komandanti i KFOR-it ka thënë se vizita e tij ka qenë mjaft produktive dhe se ai ka informuar bashkëbiseduesit e tij me mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi prioritetet e KFOR-it në të ardhmen.


Gjeneralmajor Ozkan Ulutash tha se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa kërkoi nga palët të përmbahen nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim.

“Së pari, aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet tona të përditshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Sipas mandatit tonë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së të vitit 1999. KFOR-i mbetet një shtyllë themelore për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë gjenerali turk.

“Së dyti, KFOR-i është misioni më i gjatë dhe tani më i madh i NATO-s dhe përfaqëson një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit të palëkundur të NATO-s për stabilitetin rajonal. NATO vazhdon në rrugën e vet. Ne do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së si reagues i tretë i sigurisë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit”.

“Së treti, mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale. Një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij mbështetës”, ka thënë gjenerali turk.

Ai më tej ka thënë se “një zgjidhje e qëndrueshme politike varet, në fund të fundit, nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë për një të ardhshme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë, dhe për stabilitetin rajonal”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori