Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova, Mevlani përjetoi një moment të papritur kur e dashura e tij hyri në shtëpi për ta surprizuar, duke i zbuluar lajmin e bukur se është shtatzënë.
Ky lajm i emocionoi të gjithë banorët dhe publikun, por duket se nuk kaloi pa reagime edhe jashtë shtëpisë.
Pas kësaj, ish-e dashura e Mevlanit reagoi me një deklaratë në video, duke pretenduar se Mevlani i kishte shkruar asaj natën para se të hynte në Big Brother dhe i kishte thënë se ende e donte.
“Natën që do të hynte, akoma më thërriste dhe më thoshte se më donte,” tha ajo.

Gjatë spektaklit të sotëm, këto pamje iu shfaqën Mevlanit në dhomën e rrëfimit, ku ai pati mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjeve.
Mevlani pranoi se e kishte pritur këtë reagim, duke sqaruar situatën nga këndvështrimi i tij.

“E kam pritur këtë reagim,” tha ai. “Unë dhe Ori jemi njohur që nga marsi ose prilli. Ajo e përmendi ‘një vit’, por ka bërë kalkulime të gabuara duke menduar se kam pasur dikë tjetër në të njëjtën kohë. Nuk është aspak e vërtetë. Doja ta sqaroj atë natë, por vendosa të mos e prish atmosferën.”
Mevlani gjithashtu tregoi se me ish-të dashurën e tij kishte pasur komunikime të herëpashershme për arsye personale, por theksoi se çdo tentativë për ribashkim ka qenë nga ana e saj, dhe ai nuk kishte pranuar.
Ndërsa opinionisti, Milaimi, shprehet tejet i frustruar duke thënë që ish-e dashura nuk duhej të shprehej ashtu, meqë tashmë Mevlani po pret një fëmijë me dikë tjetër.
Ajo tha: “Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma Mevlan. Këtë videomesazh e kam për ty, por sigurisht edhe për të gjithë publikun. Në radhë të parë dua të të them që jam shumë mirë. Sigurisht që kushdo që të ishte në këtë situatë, do të prekej, por unë kam besim të plotë tek ty, gjithashtu kam mbështetjen e familjarëve tanë dhe miqve të tu, po ashtu. Për disa njerëz më me rëndësi është fama, për disa është familja, por ti e ke treguar mirësinë e shpirtit tënd. Tani më e rëndësishme për ne të dy është ardhja në jetë e fëmijës tonë. Në radhë të dytë unë i besoj njeriut tim të zemrës dhe dua që ti të mos shqetësohesh për mua dhe të gjithë situatën e krijuar këtu jashtë dhe të vazhdosh rrugëtimin tënd në Big Brother VIP. Për sa i përket videos që po qarkulloj në rrjete sociale, kam vetëm diçka për të thënë: koha ëshrë gjykatësi më i mirë i gjërave,faleminderit dhe të dua shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet