LAJMI I FUNDIT:

Pas tërheqjes së rusëve, ukrainasit habiten kur në pozicionet e tyre gjejnë mitralozin që u përdor gjatë Luftës së Parë Botërore

Pas tërheqjes së rusëve, ukrainasit habiten kur në pozicionet e tyre gjejnë mitralozin që u përdor gjatë Luftës së Parë Botërore

Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase, shihet mitralozi PM i njohur si Maksim.

Edhe pse ushtarët në videot shihen të habitur, mitralozi Maksim në shumë raste është përdorur në luftën e Ukrainës dhe atë nga të dyja palët, transmeton Telegrafi.

Modeli i parë i mitralozit Maksim ishte licencuar si model i prodhimit britanik dhe gjerman. Në Rusi prodhimi i modelit Maksim që fillimisht mori emrin e shpikësit Hiram Maksim, u prodhua në vitin 1904.


Por derisa modelet e para ishin punuar nga bronzi dhe peshonte 25 kilogramë, PM 1910 i modifikuar ishte plotësisht i punuar nga çeliku.

Për dallim nga mitralozët Gatling, gjashtë tytat e të cilit ishin shpërndarë në formë rrethi dhe operohej manual, Maksim ka vetëm një tytë.

Më fjalë tjera, kur shkrepet një plumb, tyta ndihmon në shtyrjen e plumbit. Pra, nëse gishti ju ngec në këmbëzën, mund të shkrep deri në 250 plumba radhazi.

PM 1910 përdor kalibrin standard 7.62 milimetra. Njëjtë sikurse përdoret në pushkën automatike Kallashnikov AK-47.

Maksimi rus u prodhua në mënyrë masive nga 1912, dhe nuk shërbeu vetëm si armë për forcat e armatosura të Carit rus, por edhe për ushtarët gjatë Revolucionit të Tetorit dhe në luftën civile të Rusisë që pasoi më vonë.

Maksim është përdorur edhe në Luftën e Dytë Botërore edhe pse ishte lënë anash, për shkak të modernizimit dhe ardhja e armëve të reja si SG-43. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori