LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Abazoviqin, Rama: Të kemi qëndrim të përbashkët në samitin e NATO-s

Pas takimit me Abazoviqin, Rama: Të kemi qëndrim të përbashkët në samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanik u ndal në Mal të Zi, ku u prit në Podgoricë nga homologu Dritan Abazoviq.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që janë ndërmarrë, rajoni ndodhet në një fazë tjetër të historisë.

“Ishte si gjithmonë kënaqësi e veçantë, jo sepse kështu e kërkon diplomacia që të thuhet, por sa herë takohem me kryeministrin Abaozviq, me mikun tim gjithmonë e më të afërt, Dritan, është një kënaqësi shumë e veçantë, sepse Dritani është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë, në zemër të Evropës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie dhe kjo është diçka, sa e rrallë, aq e çmuar”, tha Rama.


“Diskutuam edhe për temat që janë edhe arsyeja e kësaj vizitës sime dy ditore në të gjithë kryeqytetet e rajonit. Nga njëra anë, Procesi i Berlinit, nga ana tjetër, Samiti i ardhshëm i NATO-s, ku Shqipëria dhe Mali i Zi, janë së bashku anëtarë të NATO-s. Ka qenë një ditë e shënuar për ne, shqiptarët në Shqipëri dhe për shtetin shqiptar, kur Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s”.

Më tej Rama tha se “për ne është shumë e rëndësishme që në këtë samit të NATO-s, të kemi një qëndrim të përbashkët lidhur me rajonin dhe shqetësimet në rajon, duke qenë të vetëdijshëm se falë Procesit të Berlinit dhe falë nismave të tjera që kemi ndërmarrë, jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim pa bërë të gjitha përpjekjet tona që rajoni të thehej mbrapsht, aty ku ka lënguar për shekuj të tërë, deri para shumë pak vitesh”.

“E informova kryeministrin dhe ekipin e tij për procesin që po përpiqemi të bashkojmë, për një plan të ri financimi dhe ekonomike të rajonit dhe Procesit të Berlinit”, theksoi ai./abcneës.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori