LAJMI I FUNDIT:

Pas shkarkimit nga Qeveria Hoti, reagon Bordi i KEK-ut

Pas shkarkimit nga Qeveria Hoti, reagon Bordi i KEK-ut

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës i emëruar nga Qeveria Kurti, e i shkarkuar ditë më parë nga Qeveria Hoti i ka quajtur të paqëndrueshme arsyetimet e qeverisë aktuale për shkarkimin.

Në reagimin për media thuhet se konstatimet e Qeverisë Hoti të cilat janë marrë për arsyetim nuk janë fare të qëndrueshme.

Qeveria Hoti shkarkon bordet e Qeverisë Kurti në katër ndërmarrje publike, emëron të rejat
Lexo po ashtu Qeveria Hoti shkarkon bordet e Qeverisë Kurti në katër ndërmarrje publike, emëron të rejat

Lexoni të plotë njoftimin:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje, më datë 04/08/2020 kemi pranuar informatën se është bërë shkarkimi ynë nga Qeveria Hoti, më arsyetimin e se nuk e kemi përfillur rekomandimin e Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike e cila përfaqëson Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, për pezullimin e procedurave të rekrutimit të pozitave të larta në ndërmarrjet publike kinse deri në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Ambasadën Britanike për asistencë në përzgjedhje meritore të pozitave të larta dhe udhëheqëse në Ndërmarrje Publike.

Fillimisht, ju lutem na lejoni t’ju informojmë që ne Bordi i Përkohshëm i Korporatës Energjetike të   Kosovës e kemi marrë këtë detyrë nga Qeveria Kurti, më datë 23/04/2020. Pranimi i kësaj detyre ishte një obligim dhe përgjegjësi për ne duke e pasur parasysh rëndësinë e korporatës për vendin, si dhe situatën e krijuar në korporatë nga parregullsitë dhe shkeljet e adresuara nga kjo Qeveri, bazuar edhe në gjetjet e auditorit.

Për periudhën 103 ditëshe kemi pasur nderin të mbështesim dhe ndihmojmë punën e vyer të  profesionistëve dhe punëtorëve/eve në dobi të KEK-ut. Kjo periudhë edhe pse jo e gjatë dhe aspak e lehtë, së bashku me menaxhmentin dhe punëtorët/et, ne ia dolëm që të marrim vendime që i kthejnë menaxhmentit në KEK integritetin dhe qeverisjen e mirë, si dhe transparencë dhe llogaridhënie. Por, krahas situatës së pandemisë nëpër të cilën po kalon vendi ynë, në përgjithësi, si dhe korporata KEK në veçanti, ne kemi mbajtur disa takime dhe kemi marrë një sërë vendimesh me rëndësi për korporatën:

➢ Të gjitha gjetjet dhe shkeljet e identifikuara janë adresuar tek organet kompetente;

➢ Kemi iniciuar auditim për departamente të korporatës për të identifikuar shkeljet dhe parregullsitë në të;

➢ Kemi vendosur për përpilimin e Strategjisë Zhvillimore të KEK-ut për periudhën 2020-2025, e cila i mungonte Korporatës, në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik.

Gjithashtu, kemi propozuar krijimin e Grupit punues përkatës;

➢ Kemi siguruar mbështetje për Planin e shkurtimit të shpenzimeve;

➢ Kemi iniciuar kërkesë për studim të fizibilitetit për Termocentralin Kosova A dhe kemi aprovuar buxhetin për studim të fizibilitetit;

➢ Me qëllim të inventarizimit të pronës, është udhëzuar trajtimi i çështjeve pronësore përmes një Task Force të Brendshme;

➢ Kemi siguruar mbështetje për opsionin e inxhinierëve dhe të ekspertëve të KEK-ut për përcaktimin e Fushës VERI N1 (Sibovci Jug-Perëndimor) si orientim strategjik i korporatës për prodhimin e qymyrit, dhe në këtë kontekst është kërkuar shqyrtimi i arsyeshmërisë së vendimeve dhe punëve (kontratave) të kryera në zonën JUG (S.1.2);

➢ Për të sforcuar kapacitetet profesionale, kemi vendosur për fillimin e një programi të trajnimit – Intership dhe praktikë për të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Obiliqit dhe Fushë Kosovës në qendrën trajnuese të KEK-ut si dhe në divizionet e prodhimit të KEK-ut;

➢ Është iniciuar propozimi për krijimi i një fondi të bursave për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës që studiojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un;

➢ Është bërë kërkesë për adresimin e çështjeve të përgjegjësisë sociale në KEK për raport me komunitetin në komunën e Obiliqit dhe atë të Fushë Kosovës;

➢ Udhëzim për pajisje të korporatës me Leje Mjedisore konform Ligjit të Kosovës si dhe aplikimi e zbatimi i këtyre standardeve të ndikimeve mjedisore;

➢ Janë iniciuar veprime për përmirësimin e kornizës ligjore ekzistuese dhe krijimit të asaj të re në fusha të ndryshme, si: ajo e auditimit, kontrolleve të brendshme, punës së Bordit, etj.

Ne si Bord i përkohshëm i KEK-ut, gjithashtu kemi bërë shkarkimin e zyrtarëve të lartë të cilët kanë qenë të involvuar në parregullsitë dhe gjetjet e aksionarit, si dhe kemi emëruar ushtrues detyre për këto pozita. Për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv e kemi hapur konkursin publik, duke respektuar në përpikëri rregullat dhe ligjet e aplikueshme, dhe të gjithë procesin e kemi zhvilluar në nivel të lartë transparence. Shih për këtë, ne kemi takuar partnerët monitorues, përfaqësues të BIRN si dhe përfaqësues të zyrës Britanike, por për shkak të situatës së krijuar me COVID-19 në korporatë dhe duke qenë se e kemi prioritizuar shëndetin e punëtorëve/eve ne e kemi shtyer fillimin e këtij procesi. Bazuar në këtë, konstatimet e Qeverisë Hoti të cilat janë marrë për arsyetim nuk janë fare të qëndrueshme. Në referimin e devijuar të Ligjit për Ndërmarrje Publike ka qenë e vetmja mundësi për të formuluar një paragraf për shkarkim – “pa arsyetim”. Gjithashtu, ju lutem na lejoni tju rikujtojmë që këto pozita të larta në periudhat e mëparshme janë përzgjedhur me prezencë të monitoruesve, por vendimet e tyre kanë qenë në dëm të korporatës dhe shkeljet e parregullsitë kanë qenë të njëpasnjëshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori